Mulla Jakup Kardoviq- Kombi, ka lindur në vitin 1869 në Rozhajë, nga babi mulla Ahmetaga dhe nëna Nurkë (vajzërisë Hubaniq, nga Bijello Pola), është një nga përsonalitetet më shquara të Sanxhakut.

Jakup Kardoviq me familje

Mulla Jakup Kardoviq- Kombi rrjedh nga një familje e cila ka në sfond gjenezën shqiptare Kjo familje rrjedh nga fisi Kuq i cili ka qenë i vendosur në lindje të Podgoricës. Për shkak të rrethanave të krijuara në këto treva familja e Ali Kuqit shpërngulet nga këtu dhe vendoset në Rozhajë. Një nga katër djemt e tij ka qenë Kamberi, i cili e ka pas një djalë me emrin Kardo, (emer musliman, kurd, me prejardhje nga persishtja-iranianishtja e vjeter), dhe i cili është krijuar familja me mbiemër Kardoviq. Njëri nga djemt e Kardos është Mahmuti i cili ka pas dy djem Haxhi Sylën dhe Nuredinin. Haxhi Syla i ka pas dy djem Mujë-agën dhe Ahmet-agën, i cili ka qenë babai i Mulla Jakup Kombit.

>>>....