Posta juaj
Kush është
RedaktoPosta Juaj është një shërbim që ofron E-mail Marketing në një listë prej 100 mijë adresash efektive përdoruesish shqiptar. Duke qenë në treg prej më shumë se prej katër vitesh, Posta Juaj ka shpërndarë më shumë se 130 milion emaile dhe ka organizuar më shumë se 1.200 fushata publicitare për më shumë se 300 biznese shqiptare ose të huaja.
Posta Juaj pretendon se zotëron një infrastrukturë unike për shpërndarjen e emaileve dhe thotë se i jep jetë postimeve duke realizuar që emailet të mbërrijnë në mailmox-in e klientëve. Kohët e fundit shërbimi Posta Juaj ka realizuar edhe publikimin automatik në rrjetet sociale Facebook, Twitter dhe Linkedin të të gjitha fushatave publicitare të shpërndara prej tyre.
Volumi i shpërndarjeve nga Posta Juaj është mbreslënës dhe bie në sy fakti se klientë të këtij shërbimi janë biznese të përmasave mesatare dhe VIP.
Historiku
Redakto20 shtator 2007 është data kur Posta Juaj u bë e aksesueshme për publikun. Në historikun e saj Posta Juaj veçon datën 19 shkurt 2008 ku pretendon se brenda 24 orëve ka ngritur në votim më shumë se 150 mijë shqiptarë për të votuar në një sontazh online në lidhje me Pavarësine e Kosovës.
Mbas çeljes për herë të parë të email marketingut në Shqipëri nga Posta Juaj, edhe subjekte të tjera kanë tentuar që të hyjnë në këtë treg. Fatkeqësisht përpjekjet e tyre kanë qenë të pasuksesshme dhe duket sikur Posta Juaj zotëron monopolin në tregun shqiptar të reklamave me email.
Konsiderata Ligjore dhe Etike
RedaktoDuket sikur aktiviteti i Posta Juaj zhvillohet në kufijtë e ligjshmërisë. Ka pasur zëra kritikë që aktivitetin e këtij shërbimi e kanë konsideruar si 'spam' dhe e kanë raportuar domainin postajuaj.com tek "Domain Registar" me synim penalizimin e këtij emri domain duke e ç'regjistruar, gjë që ende nuk ka ndodhur. Posta Juaj pretendon se aktiviteti që ushtron është plotësisht i ligjshëm dhe se në ushtrimin e tij nuk thyen asnjë ligj që vepron në Republikën e Shqipërisë.
Duke ju referuar anës etike, shërbimi Posta Juaj zbaton kufizime në llojin e emaileve që shpërndan. Kufizimet përfshijnë materialet pornografike, lojrat e bixhozit, antireklamat, etj. Posta Juaj ka në faqen e saj një formular për ç'regjistrimin e adresave email nga lista e saj e shpërndarjes. Ka prova të besueshme, që ndonëse me vonesë, postajuaj.com rrespekton çdo kërkesë për ç'regjistrim.