Postulatet e Ajshtajnit
Teoria speciale e relativitetit bazohet mbi dy postulate të propozuara nga A.Ajshtajni në 1905:
Postulati i parë: (Parimi i relativiteti të Ajshtajnit) Ligjet e fizikës janë të njëjta në të gjitha sistemet inerciale të referimit ( ose në asnje eksperiment fizik nuk mund të vihet në dukje prehja apo L.d.nj e sistemeve inercial ). Postulati i dytë (Parimi i konstantes së shpejtësisë) Shpejtësia e dritës është e pavarur nga lëvizja e burimit ( Shpejtësia e dritës ka të njëjtën vlerë ne të gjitha sistemet inercial te referimit ) Postulati i parë është një zgjerim i parimit të relativitetit të Njutonit .Ai shpall se ligjet e fizikes janë absolute ,universale dhe të njëjta për të gjithë vëzhguesit inercialë ,Ligjet që janë të vërteta për një vëzhgues inercial nuk mund të cënohen nga asnjë vëzhgues tjetër inercial.Pra jo vetëm me anë të dukurive mekanike ,por as me dukuritë elektromagnetike (optike )nuk jemi në gjendje të përcaktojme nëse një sistem lëviz apo është në prehje , shpejtësia e tij nuk hyn fare ne llogaritje . Postulati i dyte pershkruan një veti të përbashkët te të gjtha valëve p.sh. shpejtësia e përhapjes së valëve zanore nuk varet nga lëvizja e burimit të tyre, kur një automobil që i afrohet një vrojtuesi lëshon një sinjal zanor frekuenca që kapet nga vrojtuesi rritet sipas efektit Doppler , por shpejtësia e përhapjes së valëve zanore në ajër nuk varet nga shpejtësia e automobilit . Me këtë parim shpjegohet rezultati negativ i eksperimentit të majkellson – Morleyt .Ky parim është në kundërshtim të plote me parimet e mekanikës klasike.Sipas Ajshtajnit shpejtësia është relative për çdo objekt materil , por jo per driten . Konceptet Njutoniane mbi hapësirën dhe kohën nuk vlejnë më .