Postulatet e Borit
Kjo faqe është e palidhur nga faqe të tjera. |
Teoritë e fizikes klasike pranonin rrotullimin e planetëve rreth diellit, pasi planetët nuk kishin ngarkese elektrike ndërsa elektronet ishin me ngarkese dhe sipas teorisë klasike një grimce e ngarkuar ne lëvizje duhet te rrezatonte energji. Duke rrezatuar energji do te vinte një moment ku do te ngelej pa energjinë e nevojshme për te lëvizur dhe duke ju nënshtruar forcave te tërheqjes elektrike duhet te përfundonte ne bërthame. Realiteti ishte kokëforte. Elektronet vazhdonin te lëviznin gjate gjithë kohës. Këtë sekret e zbuloi Bohri, i bazuar ne modelin e Radherfordit, ne kuantet e Plankut dhe ne interpretimin e formulës se Balmerit, ne 1913 formuloi teorinë qe thuhet se revolucionoi një fizike te tere.
Postulati I Pare : Elektronet e atomit te Rutherfordit nuk mund te ndodhen ne çdo orbite. Ato ndodhen vetëm ne disa orbita te caktuara, qe quhen orbita stacionare (te qendueshme), ne te cilat elektronet nuk rrezatojnë energji edhe pse janë lëvizje me nxitim te drejtuar drejt bërthamës.
Postulati I Dyte : Elektroni lëviz rreth bërthamës ne një mënyre te tille qe forca centrifuge ekuilibron ekzaktesisht tërheqjen elektrostatike te bërthamës
Postulati I Trete : Momenti këndor i elektroneve ne orbitën stacionare është një shumëfish i madhësisë h/2p, ku h është konstantja universale e Plank-ut.
Postulati I Katërt : Kur një elektron kalon nga një orbite stacionare me me shume energji ne një orbite stacionare tjetër me me pak energji, diferenca e energjisë emërtohet ne formën e një rrezatimi me një energji te dhëne, ose siç thuhet ne fizike, ne formën e kuanteve te Plank-ut, qe ne reastin e rrezatimit elektromagnetik u quajtën fotone. Ne kuadër te postulatit te katërt ai sqaron se elektroni qe gjendet ne orbite stacionare absorbon(thith) vetëm ato foton energjia e te cilit bene te mundur kalimin ekzakt te elektronit nga një orbite stacionare ne një tjetër.