Potala
Portala ose Pallati Budara në malin veri-perëndimor të qytetit Lhasa, kryeqendër të Rajonit Autonom të Tibetit, është korpusi më i madh i pallateve me nivelin më të lartë mbi nivelin e detit në botë. Ai filloi të ndërtohej në shekullin e 7-të të erës sonë. Ai është 13 katësh me mbi një mijë dhoma, duke zënë një sipërfaqe prej 41 hektarë tokë. Të gjitha ndërtesat u ndërtuan me granit. Brenda këtij pallati kanë kullat për vendosjen e trupave të Dalej Lamave të kohëve të ndryshme, pallate të kullave dhe pallate të tjera. Çdo kullë, ku vendoset trupi i Dalej Lamas, është ilustruar me ar dhe i zbukuruar me margaritar etj. Kulla më e madhe është ajo e Dalej Lamas së pestë, 14,85 metra e lartë, e cila u lye me 119 mijë liang ar (liang është njësi e vjetër e peshës kineze, një liang=31,25 gramë) dhe u zbukurua me mbi 4 mijë kokra margaritarë, si dhe shumë sende të çmuara të panumërta. Dalej Lama jeton, punon dhe kryen çështje fetare në pallatin Budara. Dhoma e fjetjes së tij është në katin më të lartë të pallatit, për arsye se ajo ndriçohet gjithë ditën nga dielli, prandaj quhet pallati i rrezeve të diellit. Në vitin 1961, pallati Budara u caktua nga qeveria qendrore e Kinës si pika kryesore e monumenteve kulturore, e mbrojtur nga shteti, ai ruhet e restaurohet me fondin e posaçëm, që ofrohet çdo vit nga shteti. Nga pranvera e vitit 1989 e deri në verën e vitit 1994, shteti hodhi prapë 53 milionë yuanë për restaurimin e gjithanshëm të pallatit Budara, që ai të bëhet më i ndritur.