Potjevleesch
Potjevleesch është një pjatë tradicionale franceze flamande, e cila mund të përkthehet në shqip si " mish në poçe ".
Tradicionalisht bëhet në një enë qeramike nga tre ose katër lloje të ndryshme mishi dhe mbahet së bashku me xhelatinë natyrale që vjen nga mishrat e përdorur. Mishi, së bashku me qepët e prera, kripën, piperin, trumzën dhe gjethet e dafinës, mbulohet me ujë ose me një përzierje uji dhe uthull dhe më pas piqet ose në zjarr të ulët në furrë ose në flakë të ulët sipër sobës. 3 ore. Pas zierjes, gjella ftohet, vendoset në frigorifer dhe shërbehet e ftohtë. [1]