Presh jahni
Preshtë e pastruar lahen dhe priten në copa të pjerrëta me gjatësi rreth 3-4 cm. Në tenxhere me yndyrë kaurdisen qepët, pastaj shtohen preshtë dhe vazhdon kaurdisja derisa ata të vyshken. Pastaj hidhet salcë domate, pak spec i kuq, përzihen lehtë, shtohet pak ujë derisa të mbulohen përgjysmë, hidhet kripë, piper, fletë dafine, pak uthull, mbulohen me kapak dhe ziejnë në zjarr të javashëm për 30-40 minuta derisa të bëhen gati.
Për 4-5 persona duhen :
- presh 1,5 kg,
- vaj 4-5 lugë gjelle,
- qepë 2 kokrra,
- salcë 1 lugë gjelle,
- uthull 2 lugë gjelle,
- kripë, piper, fletë dafine.