Presidenti në Gjermani
Presidenti në Gjermani është kyretari i shtetit. Presidenti aktual i Republikës Federale të Gjermanisë është Christian Wulff. Në Gjermani Presidenti përfaqëson më shumë Republikën Federale Gjermane nga pikëpamja e të drejtës ndërkombëtare dhe është reprezantues i vendit në ngjarjet zyrtare. Presidenti gjerman, ka më pak mundësi se kryetarët e shteteve të vendeve të tjera, për tu përzier në politikën e ditës.
Roli i Presidentit
RedaktoPresidenti nënshkruan ligjet. Pa firmën e tij ligjet nuk quhen të aprovuara krejtësisht dhe nuk hyjnë në fuqi. Megjithatë është një çështje e diskutueshme, se deri në ç’ masë duhet të kontrollohen ligjet prej tij dhe deri në ç’masë ligjet duhen kthyer prej tij. Ndërkohë që shumë vetë mendojnë se faktikisht ai mund të kontrollojë gjendjen korrekte formale të ligjit, të tjerët thonë se ai duhet të kontrollojë edhe materien, pra përmbajtjen e ligjit.Presidenti Horst Köhler pret më 10 janar 2008 trupin diplomatik të akredituar në Gjermani. Me marrjen e postit, presidenti gjerman Horst Köhler bëri të ditur se ai nuk do të jetë president shumë komod. Këtë ai e tregoi kryesisht në marrjen e vendimit për të mos e aprovuar ligjin për sigurinë e fluturimeve, i cili parashikonte privatizimin e autoriteteve që merren me sigurimin e fluturimeve. Ai po ashtu refuzoi të nënshkruante ligjin për informimin e konsumatorëve. Në detyrat e tij bëjnë pjesë edhe që t’ i propozojë Parlamentit (Bundestagut) kandidatin për kancelar (kryeministër). Ai emëron dhe shkarkon kancelarin federal me kërkesë të parlamentit dhe shkarkon dhe emëron ministrat me kërkesë të kancelarit. Ai ka po ashtu të drejtën të falë të dënuarit nga dënimet gjyqësore. Rasti i fundit kur ai e bëri këtë ishte me ish terroristin e Fraksionit të Ushtrisë së Kuqe (RAF), Kristian Klar. Por duhet shtuar se Horst Këhler është zgjedhur President në vitin 2007. Ndryshe nga SHBA, Franca dhe Austria, Presidenti në Gjermani nuk zgjidhet direkt nga populli, por zgjidhet në Asamblenë Federale. Kjo përbëhet nga anëtarë të Bundestagut, dhe një numër i njëjtë delegatësh, që dërgohen nga parlamentet e landeve. Presidenti në Gjermani zgjidhet një herë në pesë vjet, rizgjedhja është e mundur vetëm një herë. President mund të zgjidhet çdo gjerman që ka mbushur moshën 40 vjeç.
Vajmari nuk duhet përsëritur
RedaktoArsyeja pse Presidenti ka në Gjermani vetëm detyra representative ka bazë historike. Sepse në Republikën e Vajmarit, presidenti i atëhershëm i Rajhut kishte pushtet politik të pakufizuar, kishte të drejtë të mos merrte parasysh të drejtat themelore dhe të qeveriste me ligje të nxjerra në gjendje emergjence. Faktorë këto, që luajtën një rol të madh në marrjen e pushtetit nga nacionalsocialistët.