ProCredit Bank (Kosovë)
Kjo faqe është e palidhur nga faqe të tjera. |
ProCredit Bank (Kosovë) banka e parë në Kosovën e pasluftës. ProCredit Bank-a, pasardhëse e MicroEnterprise Bank-ës, bankës më të suksesshme në Kosovë që nga viti 2000, është themeluar me iniciativë të disa institucioneve financiare, ndërkombëtarisht të njohura.
Ishte banka e parë e hapur në periudhën e pasluftës në Kosovë, e cila shumë shpejt është shndërruar në një bankë të njëmendtë (të vërtetë) komerciale që ofron një gamë të gjerë shërbimesh bankare.
Për shkak të urgjencës së themelimit të infrastrukturës së përgjithshme bankare, në vitet e para, banka ka mobilizuar një sasi të mëdha fondesh donatore për Kosovën dhe rrjedhimisht është shndërruar në bankën kryesore të kursimeve. Në pranverën e vitit 2002, është bërë banka e parë në Kosovë, që u ka ofruar klientëve të saj kartela bankare, ndërkohë që, Kosova është bërë një ndër sektorët më të zhvilluar bankar të rajonit për sa i përket përdorimit të kartelave bankare.
Në vjeshtën e vitit 2003, institucioni është riemërtuar në ProCredit Bank, duke shënuar kështu anëtarësinë në rrjetin ProCredit. Në dritën e ndryshimit të ambientit ekonomik në Kosovë, banka ka rifokusuar strategjinë operative, më 2003 dhe ka rritur në mënyrë sinjifikuese operacionet kreditore, të cilat paraqesin biznesin kyç të bankave ProCredit.
ProCredit Bank-a, është bankë zhvillimore, e cila ofron shërbime të plota. Ne u ofrojmë shërbime të shkëlqyeshme klientëve dhe një gamë të gjerë produktesh bankare. Në operacionet kreditore, ne përqëndrohemi në dhënien e kredive për ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme, meqë jemi të bindur se këto biznese krijojnë numrin më të madh të vendeve të punës si edhe japin kontributin vital në ekonomitë në të cilat operojnë.
Lidhje
Redaktowww.procreditbank-kos.com