Proceset akullnajore
Proceset akullnajore (glaciale, lat. glacies-akull). Akulli duke lëvizur mbi sipërfaqen e tokës, nën ndikimin e gravitetit dhe masës së tyre, bën veprim eroziv duke krijuar forma erozive dhe akumulative glaciale.
Akulli nga shtypja e masës së epërme lëvizë dhe thellon bazën shkëmbore. Në këtë mënyrë krijon thellime gjysmë rrethore që quhen cirqe, që janë “fole të akullnajave”. Disa prej tyre cirqeve pas tërheqjes së akullnajave janë shndërruar në liqene të quajtura “sy malesh”. Këso liqenesh ka mjaft edhe në Alpet shqiptare, malet e Sharrit e gjetiu. Në forma erozive glaciale bëjnë pjesë edhe luginat e akullnajave – në formë të govatës, nëpër të cilën lëviz akulli dhe thellon, i zgjeron ato vazhdimisht. Rezultatet e erozionit glacial më së miri mund të vërehen në vendet nga të cilat është tërhequr akulli.
Shiko edhe këtë
RedaktoKy artikull nga gjeografia është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |