Produktet vendore

Redakto

Konsumimi i produkteve "Made in Kosova" në tregun vendor, me gjithë faktin që ka shënuar rritje viteve të fundit, vazhdon të mbetet i ulët! Produktet të cilat po importohen nga vendet e jashtme janë akoma dominuese ne Kosovë dhe konsumohen me masë të madhe nga qytetarët. Nga viti në vit po rritet një nacionalizëm për konsum të produkteve vendore, por kjo prapë mbetet në nivel të ulët. Një nga sektorët më të avancuar të prodhimtarisë vendore është ai i pijeve. Për promovimin e produkteve vendore në Kosovë, çdo vit mbahet java e bizneseve vendore me moton “Unë konsumoj produkte vendore, po ti?”. Një aktivitet i tillë ka për qëllim rritjen e vetëdijes së konsumatorëve për konsumimin e prodhimeve vendore. Shumë pronarë të bizneseve prodhuese në Kosovë nuk janë të kënaqur me nivelin e konsumimit të produkteve vendore. Ata gjithashtu thanë se në qoftë se do të jetë më i madhë konsumimi i produkteve vendore do të ndihmonte shumë zhvillimin ekonomik të Kosovës. Sipas shumë mendimeve të pronarëve të ndryshëm në bizneset e Kosovës mendojne se Kosova, përfundimisht duhet të zvogëlojë importin në veçanti të produkteve ushqimore, pasi që Kosova ka mundësi të zhvillojë industrinë ushqimore. Ata gjithashtu shumica ishin të mendimit se sa më shumë të përkrahen bizneset vendore, aq më shumë zhvillohemi, punësohemi dhe rrisim mirëqenien qytetare. Disa prej produkteve vendore të Kosovës janë:Industria e mishrave "MEKA", "Drithërat", "Pemët dhe perimet", etj.[1]


Referime

Redakto
  1. ^ https://telegrafi.com/produktet-vendore-nen-hijen-e-produkteve-te-importuara/. {{cite web}}: Mungon ose është bosh |title= (Ndihmë!); Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)