Profesion.al është rrjet social jo-publik ku anëtarë të tij janë nga personazhet më të njohur të artit, kulturës, medias deri tek persona publike, drejtues institucionesh të rëndësishme, etj


Profesion.al është konceptuar si një hapësirë ku anëtarët mund informojnë njëri-tjetrin, të bëhen pjesë e një diskutimi, të japin dhe marrin ndonjë këshillë udhëtimi apo të rekomandojnë një hotel, restorant, të informohen për evente artistike, kulturore dhe të krijojnë mundësi punësimi dhe karriere.


“Rrjet social jo-publik” nënkupton që në Profesion.al nuk mund të anëtarësohet cilido pa aprovimin paraprak të administratorëve që mirëmbajnë këtë rrjet social.


Anëtarësimi realizohet vetëm me ftesa dhe profili aktivizohet pasi vërtetohet se ai është krijuar nga vetë personi.


Kjo bën të mundur që cdo profil anëtari në Profesion.al të jetë unik, real, dhe cdo account të ketë autorësinë që cilësohet.

Profesion.al