Programet Politike të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare 1878-1990

Programet Politike të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare 1878-1990 ma autore Prof. Dr. Sabile Keçmezi-Basha.

Duke u nisur nga shqetësimet e autores se programet e Lëvizjes Kombëtare interpretoheshin në mënyra të ndryshme, duke i pasur e mos i pasur ato, ajo merr përsipër që të grumbullojë, sistemoj, analizojë dhe në mënyrë sa më origjinale t’ia ofrojë lexuesit se populli shqiptar qysh nga moti ka pasur programe politike për veprime të organizuara kombëtare të cilave edhe iu ka përmbajtur.

Autorja Keçmezi-Basha, na ofron të dhëna të shumta për programet politike duke filluar që nga Lidhja Shqiptare e Prizrenit (1878) e deri më 1990 apo krejt në fund të librit, duke përfshirë edhe Programin Politik të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Libri është i ndarë në dy pjesë: Pjesa e parë përfshin “Programet Politike të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare (1878- 1945)”, duke filluar që nga Lidhja Shqiptare e Prizrenit, për ta përmbyllur me organizatën Lidhja Kombëtare e Maleve, 1944. Ndërsa në pjesën e dytë përfshin “Programet politike të organizatave ilegale atdhetare në Kosovë 1945-1990”, në të cilën prezantohen të gjitha programet politike të organizatave atdhetare shqiptare që kanë vepruar në trojet shqiptare në ish-Jugosllavi.