Prometeu i mbërthyer
Kjo faqe është e palidhur nga faqe të tjera. |
Ky material duhet bartur te Wiki-Libra |
---|
Parodi
Redakto(Në orkestër apo skenë, siç quhet sot, vjen një karrocë me flatra- Kori i nimfave Oqeanide) Oqeanidet dëgjojnë përmes tingujve të erës së shpejtë kobin që ka pllakosur Prometeun dhe vijnë ta ngushëllojnë:
E shikojmë, Promete ! Lot të hidhur sytë tanë si me vello i mbështjellin, por na dukesh madhështor!
KORI
Strofa I
Shih si qajmë, Promete, qajmë shortin, tënd të zi, si rrëke na derdhen lotët, derdhen poshtë me vërtik, lot' të kripur, lot' të hidhur. Pa përfillur ligjin" e moçëm, Zeus' i egër sipas qejfit po sundon në mbarë botën, çdo titan - hyjni të vjetër me rrufe po e qëllon.
…………………
veç njëherë kemi parë duke qarë një hyjni nga mundim' i lemerisur. Ish Atlanti,(4) ai titan, që mbi zverkun e fuqishëm mban së toku tok' e qiell.
Antistrofa
Klith, buçet tallaz i detit edhe tretet në zbrazëtirë, plot me klithma dëshpërimi qan çdo lum e çdo burim. Hon' i ferrit përsëdyti këto klithma që të mbysin.
EPISODI i DYTË
PROMETEU
Nuk hesht se jam krenar apo fodull, por më coptohet zemra, kur e shoh kaq të poshtëruar sot unë veten time. Kush tjeter veç meje u siguroi pushtet edhe fuqi hyjnive t'rinj? Dhe hesht, veç hesht! Nevojë ju nuk keni që t'ju tregoj. Cdo gjë e dini vetë? Tani do t'ju rrëfej për mjerimet e njerëzve e shkretë. Si çiliminj dikur nga mendja e unë dhe i bëra të mençur. Nuk po flas për t'i poshteruar të mjerët njerëz, por që ta dinin ç'dhuratë të vyer atyre u kam bërë. Më parë njerëzit kishin sy dhe s'shihnin, i kishin veshët dhe asgjë s'dëgjonin, si hije ëndrrash krejt të mjegulluara, të turbullta, të mjera zvarriteshin nga njeri brez, në tjetrin. S'linin gjë pa ngatërruar. Nuk dinin as shtëpi qerpici të ndërtonin, se punimin e drurit nuk e njihnin. Nëpër shpella nën, dhè ku s'futej dielli kurre dergjeshin si milingonat. Nuk i njihnin shenjat që stinët i dallojnë në mes tyre: as dimrin e acartë, as pranverën plot lule, as edhe verën frutaplotë. kështu diktonin djersën kot me kot, gjersa i parë u tregova lindjen dhe perëndimin e yjeve që janë shkenc' e shkencave, i shpika për ta. U dhashë shkronjat, të renditura pas rradhës, duke u forcuar kujtesën, që është mëma e të gjitha muzave(5 ) i pari unë vura kafshët e egra nën zgjedhë, i mësova si ngarkesa të mbajnë dhe si t'u shërbejnë njerëzve, nga punët e rënda duke i shpëtuar. Dhe kuajt i zbuta e nën frè i vura për të tërhequr karrot që luks janë për pasunarët. Jo. Askush veç meje nuk i ka shpikur lundrat krahëlira që çajnë detin me vërtik. Medet sa shpikje të dobishme bëra unë dhe njerëzit, ndërsa për vete s'gjej mjet për të shpëtuar nga ky komb i madh!
KORI
Mjerim i madh të paska rën' në kokë dhe s'di të gjesh aspak shpëtim për vete. si mjeku që kur vet' e zë sëmundja, nuk di ç'ilaç i bën atij më mirë.
PROMETEU
Dëgjo më tej dhe fort do të çuditesh sa mjete dhe mjeshtri të tjera shpika. më e madhja është kjo: kur nga sëmundjet të shkretët njerëz vuanin, kur as barna, as lëngje për të pirë, as përzierje për t'u fërkuar nuk kishin që të hiqnin sëmundjet dhe lëngonin dhe vdisnin. Krejt pa mjekim atyre u tregova mënyrat, lëngjet se si t'i përziejnë dhe t'i përdorin kundër çdo lëngatë. U kam shpjeguar si të parashikojnë atë që vjen dhe cilat ëndrra dalin e cilat s'dalin, fjalët që të yshtin; kuptimin e shenjave që shikon një udhëtar kur ecën rrugës dhe si dallojnë fluturimin e mbarë nga ai i papt i zogjve sqepmëdhenj me kthetra. U shpjegova tër huqet e zogjve, si ushqehen, armiqsohen dhe duhen; si vallëzojnë tufa-tufa. Se çngjyr' e formë kanë rropullitë e kafshëve kur bëhen fli, që hyjeve gëzim t'u sjellin ngjyrën edhe njollat që shfaqen shpesh në shpretkë e mëlçi. Me dorën time poqa zverk e kofshë të lyera krejt në dhjame dhe u bëra mësues i njerëzve n'artin e mistershëm. Të gjith' ogurët, që tregojnë flaka, e zjarri dhe që fare s'i kuptonim më parë, ua shpjegova un' atyre. Po arin, bakrin, hekurin, argjendin dhe gjithë zejet e dobishme kush veç meje mund të thotë se i nxorri nga gjiri i nëntokës për dobi të njerëzve? Askush nuk mund të thotë, po nuk desh të m'urrej krejt pa turp? T'i bie më shkurt, të gjitha artet dhe mjeshtëritë njerëzit e vdekshëm i mësuan nga Prometeu
KORI
Sa shume njerëzit, i ke ndihmuar! Tani nga gjëma veten e shpëto! Kam shpres' se kur nga prangat të çlirohesh me Zeusin vet' do matesh në fuqi.
PROMETEU
Oh, fati plotfuqishëm s'ka caktuar nga Prangat e mallkuara të çlirohem më parë se ky trup e shprit nga mija mundime e tortura të robtohet. Se mendja kurrë s'matet dot me fatin.(6)
KORI
Po fatin cila forcë e drejton?
PROMETEU
Tri Moirat (7) dhe Erinetet(8) që s'harrojnë.
Prometeu i Mbërthyer (Episodi III) Prometeu i tregon Korit të Oqeanideve se do të vijë një ditë kur Zeusi do të përmbyset. Ato nuk mund të përfytyrojnë një gjë të tillë: S'ke frike që lëshon të tilla fjalë? Prometeu që e ndjen se Kori trembet para tiranisë së Zeusit, me ironi i thotë që le t'i lutet e le ta lajkatojë Zeusin tani që ka pushtet, kurse sa për vete: … për asgjë s'çaj kokën, aq me pak për Zeusin. Në këto e sipër vjen Hermesi, që kërkon t'i shkëpusë heroit të fshehtën për të ardhmen e Zeusit. Ky është shërbëtori më servil dhe më i pamëshirshëm i tiranit.
Me ty, o dhelpër, tallës e përbuzës, me ty, o tradhtar i perëdive, me ty, që pasurove njerëzit e vdekshëm, me ty, hajdut i zjarrit të hyjnive, me ty po flas! Im at' i madh kryezot në qiell, të urdhëron çdo gjë që llape për dasmën, që do ta rrëzoj nga froni, shpejt t'ia tregosh haptazi, pa fshehur gjë. Fol qartë, Promete dhe pa enigma! Mos më shtrëngo të bëj dy herë rrugën. Nuk zbutet Zeusi me kokëfortësi!
PROMETEU
Sa fort i shkokërka një gju' e lartë prej mburraveci një lakejeje të bindur të Perëndive! Eh, t'rinj në moshë, të rinj' e në pushtet, mos ju pandehni sa tërë jetën e jetës pa trazira do të banoni në pallat qiellor? S'i patë dy tiranët e tjerë se si u rrokullisën posht' nga froni? Do shoh si përmbyset dhe të tretin. ai që sundon tani në qiell do bjerë me shpejt dhe më me turp sesa të tjerët. Mos vall' kujton se trembem dhe përulem përpara hyjve të tu të rinj? Shiko se po gabon. S'më njihke mirë! Vër majat nga ke thembrat! Mbathja shpejt nga erdhe! Kjo është përgjigja ime, mos prit më shumë. Nuk të them asgjë.
Hermesi përdor të gjitha mënyrat për t'ia arritur qëllimit të tij, duke përsëritur kërcënimin dhe hipokrizinë. Edhe Kori i Oqeanideve, të cilat vërtet e mëshirojnë heroin, o e quajnë gabim veprën e tij, e këshillojnë të bindet:
PROMETEU
Çdo gjë që tha ky lajmëtar e dija mirë, e parashihja, por si armik të të trajtojë armiku, s'është aspak për turp. Hë, përvëloni me zjarr rrufesh, me vetëtim, shkrep, qëllomë! Me zhurmë, britma dhe potere ti tok' e qiell tmerr tronditi, me bubullimë, er' e shqotë, tallaze të egër, uturime, ti ajër, tok' e det e shtilli, mbi yje shtjella marrt' përpjetë. Dhe në skëterrë trupin hidhma, m'u në Tartar, mu në humnerë. Në ferr të zi si trup të vdekur me dorën hekur, fat, vërtitem! Por vetëm trupin tim të mjerë, se kurrë, kurrë un' nuk vdes!
HERMESI
Nga dëshpërimi flet përçart, urrejtj' e zezë e zemërimi. Mbërthyer nga tmerr përmbi shkëmbinj s'e mbyllka gojën i shkalluari. I lirë ky sikur të ishte ku mendj' e shthurrur kish arrirë? Por ju, që keq ju vjen për të, largohuni shpejt nga ky vend; që mendja juaj mos të shakallojë, kur të godas' rrufe e zeusit!
Me fjalët e Prometeut bëhet gjithnjë e më e qartë qëndresa e tij titanike. Hermesi mbasi është i bindur se nuk mund të bëjë asgjë, i lajmëron nimfat oqeanide të largohen që aty, që mendja e tyre të mos shkalloj,. "Kur të godasë rrufe e Zeusit". Kori i Oqeanideve e quan vepër të ulët të braktisë mikun në fatkeqësi.
KORI
Me mua flit me tjetër gjuhë dhe mos më jep të tilla mend, ato nuk zenë vend tek une! Më the një fjalë fyese shumë! Jo, kurrë nuk mund t'më shtysh të bëj një poshtërsi të tillë! Sepse jam gati un' gjithmonë çdo short të zi me të ta vuaj. Po , jam mësuar gjithë jetën që pabesinë ta kem pështirë. S'njoh unë ves më të shëmtuar, më të poshtër, se tradhëtinë!
HERMESI
Por mos harroni çfar' ju thashë, as mos mallkoni fatin tuaj, kur dallgë dhembjesh t'u godasë, mos u rropatni, as mos më thoni se gjoja zeusi krejt pa pritur ju pat qëlluar me flak' e zjarr. Ju në humner' u hodhët vetë. Vet' u gremisët në skëterrë. Në befasi askush s'ju zuri,
pasi askush s'ju ngriti juve. Me dashjen tuaj rrjetën endet, në rrjet të fatit zunë veten.
Hermesi më në fund largohet. Prometeu po e ndien se paralajmërimi i Hermesit po bëhet realitet.
PROMETEU
S'qënkan fjalë boshe, se me të vërtetë toka më rrëmet po trandet(9) e dridhet. Oshëtijnë bubullimat me gjëmime, gjarpërojnë rrufetë me vetëtima, gjuhë flakë zigzag bëjnë nëpër qiell, flakërimat verbojnë do gjë përqark! Era pluhurin rrugës ngre në ajër, shqota ulërin, vërshëllen me lemeri! Shotë me shqotë po përpalsen, po përleshen tok' e qiell e çdo gjë u përie në botë!(10) ja, ç'furtunë dërgoi zeusi i tërbuar për të më ndëshkuar, për të më përkulur! Shih, o mëmë tokë. E nderura nënë, shih eter i shenjtë që më ndrite botën skaj me skaj pështjell, shihni si po vuaj krejt pa pasur faj!