Protestat e Grave në Kosovë në vitin 1998
Aktivizmi
RedaktoGratë shqiptare në Kosovë, pavarësisht nga sfidat e shumta me të cilat përballeshin nga patriarkati shtetëror dhe privat, deri te tensionet klasore dhe kombëtare luajtën një rol të rëndësishëm në politikat dhe lëvizjet e rezistencës.Protestat e grave në vitin 1998 ishin shumëdimensionale dhe përfshinin kërkesa për mbrojtjen e të drejtave të grave, të drejtën për barazi gjinore, reagimin ndaj dhunës dhe masakrave që po ndodhnin, dhe një angazhim për pavarësinë e Kosovës.Një nga momentet më të rëndësishme të protestave të grave ishte reagimi ndaj masakrave dhe dhunës që ushtrohej nga forcat serbe kundër civilëve shqiptarë. Në vitin 1998, lufta në Kosovë po intensifikohej dhe forcat serbe po zhvillonin operacione të dhunshme, duke vrarë dhe dëbuar mijëra civilë, përfshirë gra dhe fëmijë.Në këtë periudhë, gratë e Kosovës u organizuan për të protestuar kundër përdorimit të dhunës, përfshirë dhunën seksuale dhe masakrat që po ndodhnin.Muaji mars i vitit 1998 ishte muaj i protestave të shumta. Rrjeti joformal i grave organizoi tetë nga trembëdhjetë protestat paqësore të mbajtura në atë muaj. Përmes protestave gratë i bënin thirrje bashkësisë ndërkombëtare të ndërhynin dhe t’i jepnin fund dhunës.
Protestat të njohura kryesisht si “Protesta për Drenicën”ose“Bukë për Drenicën”[1]si dhe protesta e parë që u quajtë ‘‘Protesta me letër te bardhë’’.U organizuan për të treguar solidaritet dhe për të kërkuar ndihmë për banorët e Drenicës, një rajon që po përballej me represion të mëdha dhe nga forcat serbe. Ato ndodhën në një kohë kur Drenica ishte nën sulme të rënda dhe përjetonte gjendje të rëndë humanitare për shkak të bllokimit dhe mungesës së ushqimeve bazë. Protesta[2] kryesore, që u mbajt më 16 mars 1998, mblodhi rreth 12,000 gra nga e gjithë Kosova, të cilat marshuan duke mbajtur bukë në duar si simbol të mbështetjes dhe kërkesës për ndihmë për popullsinë e Drenicës. Me këtë marsh, gratë kërkonin ndërhyrje për të parandaluar vuajtjet e mëtejshme dhe për të mbrojtur civilët e pambrojtur, sidomos gratë dhe fëmijët.Ky marsh, megjithëse u ndalua nga policia serbe, ishte një veprim që tërhoqi vëmendje ndërkombëtare dhe u bë simbol i rezistencës dhe i fuqisë së grave në përballimin e padrejtësive dhe dhunës.Kryesisht këto protesta potencohet se kanë qenë shumë spontane duke u bazuar nga situatat që ndodhnin.Mënyra se si u shpërndante lajmi se do mbaheshin protestat ka qenë gojë me gojë dhe u merrte veshë shumë shpejtë sepse në organizatën e Nënës Tereza kanë qenë rreth katërdhjetëmijë vullnetarë dhe kjo do të thotë që secila lagje e Kosovës ka pasur një përfaqësues dhe nga një përfaqësues për këshillë sepse ka paur dega dhe nëndega, nga kjo ka qenë e mundur për të marrë informata dhe për të shpërndarë informata të njëjten kohë në mënyrë shumë efektive.Qëllimi i këtyre grave me pjesëmarrje në keto demostrata ka qenë e dukshme, shpresa e tyre ishte qe do të bejnë jehonë në të gjithë botën dhe madje edhe gazetat e shquara të shkruajnë,të dalin foto nga ngjarjet që po ndodhnin në Kosovë dhe të gëzojnë përkrahjen e grave gjithandej botës.
Referimet
Redakto- ^ "Protestat e Grave në Kosovë në vitin 1998". Oral History. 2024-11-14. Marrë më Mars 2023.
{{cite web}}
:|first=
i mungon|last=
(Ndihmë!); Shiko vlerat e datave në:|access-date=
(Ndihmë!) - ^ "Marsi i 1998 protestat e grave". Oral History. 2024-11-14. Marrë më 9 Nëntor 2024.
{{cite web}}
:|first=
i mungon|last=
(Ndihmë!); Shiko vlerat e datave në:|access-date=
(Ndihmë!)