Protokolli i Firences
protokolli i firences
Protokolli i Firences është akti ndërkombëtar me anën e të cilit është caktuar kufiri i Shqipërisë. U hartua nga një komision i posaçëm me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të 6 Fuqive të Mëdha të kohës. Ai u krijua me vendimin e 11 gushtit 1913 të Konferencës së ambasadorëve në Londër, e cila kishte caktuar në parim si pika skajore të kufirit Korçën dhe kepin Stillo në bregdet (përballë Korfuzit). Komisioni që filloi punën në tetor duhej të mbështetej në parimin etnik dhe gjeografik, gjuha amtare ishte elementi bazë. Vetë komisioni u bë fushë kontradiktash midis dy blloqeve të Fuqive. Në këto kushte u vendos që ai të shkonte në Firence të Italisë, “larg teatrit të armiqësive lokale”, ku përfundoi punën.