Provimet e LirimitShqipëri ose shkurt PL janë provime të detyrueshme që çdo nxënës që ka mbaruar klasën e 9-të duhet t'i japë. Lëndët ku zhvillohen provimet janë Gjuhë shqipe ,Anglisht dhe Matematikë.

Nxënësi që nuk merr njërin nga provimet mund ta rijapë atë në sesionin e dytë[1]. Ndryshe nga vitet e kaluara kur provimet zhvilloheshin me gojë, sot ato zhvillohen me shkrim dhe nxënësi ka 2 orë e gjysmë në dispozicion për të plotësuar provimin. Vlerësimi i përgjigjeve bëhet me anë të pikëve, të cilat më pas konvertohen në nota. Ky vlerësim bëhet në bazë të skemës së vlerësimit të hartuar nga Agjencia Kombëtare e Provimeve.[2]

Burimet Redakto

  1. ^ "Provimet e Lirimi, MASH". Arkivuar nga origjinali më 31 mars 2012. Marrë më 26 mars 2012. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ Luljeta Ndoka. "Rregullorja, si do te zhvillohen provimet e lirimit". Koha Jonë. Arkivuar nga origjinali më 4 mars 2012. Marrë më 26 mars 2012. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)