Psikologjia sociale studion aspektet psikologjike të dukurive shoqërore si dhe aspektet shoqërore të dukurive psikike, veprimtarinë shoqërore të njeriut dhe bazën psikike të tij, veçoritë e verprimtarisë shoqërore të njeriut në grupe të caktuara dhe qëndrimet e tij.[1] Objekti i studimit në psikologjinë sociale janë:qëndrimet, ndikimi social, proceset grupore, kognicioni social, agresiviteti, dhe ndihma.


Qëndrimet

Redakto

Qëndrimet janë predizpozicione të mësuara të cilat na udhëheqin aktivisht drejt sjelljesh specifike. Qëndrimet kanë përbërës emocionalë, sjellorë dhe kognitivë. Ato formohen përmes kushtëzimit, mbi bazën e përvojave me prindërit, shkollat, bashkëmoshatarët dhe mjetet e informimit.

  • Formimi i qëndrimit
  • Matja e qëndrimit
  • Ndryshimi i qëndrimit
  • Mospërputhja kognitive
  • Paragjykimi është një qëndrim për të cilin psikologët socialë shfaqin interes të vecantë. Paragjykimi është një qëndrim i pabazuar, një mënyrë mendimi e ngurtëdhe zakonisht negative ndaj dikujt apo dickaje. Paragjykimet nuk i përshtaten me lehtësi informacionit ose përvojave të reja.

Shih edhe

Redakto

Lidhje të jashtme

Redakto
  Commons: Social psychology – Album me fotografi dhe/apo video dhe materiale multimediale

Referime

Redakto
  1. ^ Pajazit Nushi: Fjalor i psikologjisë, Instituti Albanologjik i Prishtinës, Prishtinë, 1987, fq. 237 OCLC 959830434