Pulë me lëng
Pula pritet në thela, mund të përdoren edhe pjesët e mbetura mbasi janë hequr filetat, kaurdiset në tenxhere me yndyrë së bashku me qepët e grira hollë, shtohet miell, kaurdiset pak, shuhet me verë dhe pas pak shtohen domate ose salcë. Kaurdisen për 5 minuta, i hidhet ujë derisa të mbulohen thelat, shtohet kripë, piper e dafinë dhe zihet në zjarr të ngadalshëm derisa të jetë gati. Gjatë ndarjes në pjata spërkatet me majdanoz të grirë hollë dhe hudhra të shtypura sipas dëshirës.
Për 4-5 persona duhen :
- pulë 500 g,
- yndyrë 3-4 lugë gjelle,
- verë 2 lugë gjelle,
- domate 3-4 kokrra ose salcë 1 lugë gjelle,
- miell 1 lugë gjelle,
- qepë 1 kokërr,
- kripë, piper i zi,
- dafinë 1 fletë,
- hudhra 3-4 thelpinj,
- majdanoz.