Pushkin Lubonja
Pushkin Lubonja gazetar, aktor, regjisor dhe skenarist shqiptar. Një prej personaliteteve të artit dhe kulturës shqiptare, i cili dha kontributin më së shumti si regjisor në emisione dhe dokumentare të ndryshme, e nisi karrierën në art si aktor. Në të vetmin rol në kinematografi, ku dhe spikati duke interpretuar hetuesin te filmi shqiptar “Emblema e dikurshme”, i prodhuar në Shqipëri në vitin 1976 nga Ylli Pepo. U diplomua për Fizikë në vitin 1971, por karriera e tij do të merrte tjetër rrjedhë kur u emërua gazetar në Radio Televizionin Shqiptar. Në këtë institucion punoi për shumë vite si gazetar, regjisor emisionesh dhe dokumentaresh të ndryshëm, ku spikasnin ato me tema kulturore. Madje, provoi për disa kohë edhe rolin e prezantuesit në emisione dhe spektakle të rëndësishme.