Pyjet konifere ose halore mbulojnë rajonet kontinentale të ftohta dhe formojnë masivet më të gjera te pyjeve në botë. Keto pyje shtrihen në Amerikën e Veriut, veçanërisht përreth gjirit të Hudsonit,në veri të Evropes dhe gjatë gjithë pjesës veriore të Azisë ku marrin emrin: "tajga". Pyjet konifere kanë pamje të njëjtë,gjethet në formë halash, të pishave e të bredhave, që qëndrojnë gjatë gjithë vitit, I bëjnë këta drurë me gjelbërim të përhershëm. Pyjet konifere janë të pasur me zogj, lepuj, ketra, dhelpra, ujq, kaproj, arinj, drerë, etj. Përveç këtyre kafshëve jetojne edhe tigrat,që gjenden në pyjat konifere të Siberisë në Rusi .