Pylli i përzierë i Maliqit gjendet në fshatin Drithas të komunës së Libonikutrrethit të Korçës, në afërsi të qytetit të Maliqit, 813.5 m mbi nivelin e detit. Ka sipërfaqe 45 ha. Pyll i përzier gjysëm natyror, i përbërë prej plepi, shelgut, blirit, pishës dhe bredhit. Është një mbetje e pyllit të dikurshëm që mbulonte pjesën veriore të moçalizuar dhe kënetëzuar të fushëgropës së Korçës. Lartësia maksimale e drurëve arrin në 22.7 m, diametri maksimal 80 cm. Ka vlera shkencore, edukative, biologjike, estetike, didaktike dhe turistike. Për të vajtur tek monumenti duhet të ndjekësh rrugën nga Liboniku në Drithas dhe që këtej tek pylli i Maliqit.

Shiko edhe

Redakto

Referime

Redakto

[1][lidhje e vdekur]