Pylli i gurtë - Ndëran
Pylli i gurtë - Ndëran gjendet në afërsi të fshatit Ndëran, 1000 m mbi nivelin e detit, në frontin e tarracës së Ndëranit. Përfaqëson blloqe gurësh me forma shpesh herë të çuditshme dhe afër njëri-tjetrit, sa të lënë përshtypjen e një pylli të dendur, nga ku merr edhe emrin "Pylli i gurtë". Nën modelimin e erës dhe të erozionit janë krijuar forma të veçanta të gurëve, si: shkrepa, blloqe, shtylla ose kollona, dritare etj., me lartësi mbi 2 metra dhe të gjerë disa dhjetëra centimetra e më shumë. Pylli i gurtë ka vlera shkencore (gjeologjike, gjeomorfologjike), didaktike, kulturore dhe turistike. Për të vizituar këtë monument, duhet të merret rruga automobilistike Gjirokastër-Nivan-Ndëran dhe pastaj vazhdohet më këmbë.<ref>Perikli Qiriazi; Skënder Sala (2006). "Qarku Gjirokaster". Monumentet e Natyrës në Shqipëri. Tiranë: Ideart. fq. 67. ISBN 9943-788-6-4. {{cite book}}
: Shiko vlerën e |isbn=
: gjatësia (Ndihmë!)>/ref>