Në rrethin e Gjilanit, gjatë Jugosllavisë mbretërore ekonomia pyjore gjendej në shkatërrim e sipër. Kjo qe rrjedhojë e shtimit të popullsisë, e cila gjithnjë e më shumë i shndërronte kullosat dhe pyjet në tokë pune. Por kësaj duhet t‘i shtohet edhe fakti se organet shtetërore 131 nuk kishin politika zhvillimore për pylltarinë në këtë anë dhe nuk interesoheshin fare për menaxhimin dhe parandalimin e dëmtimit të pyjeve, ndërsa si pasojë e kësaj ishte zvogëlimi i sipërfaqeve pyjore në këtë trevë. Gjithashtu, nuk shprehej fare interesim nga shteti për pyllëzimin e sipërfaqeve të reja tokësore. Drunjtë e pyjet, kryesisht kanë shërbyer për nxemje, për ndërtimin e shtëpive dhe për të ushqyer bagëtinë. Në trevën e Moravës , sipërfaqet pyjore mbulonin 55.149 ha. Përbërja e madhe e pyjeve të degraduara, e shkurreve dhe atyre të zhveshura zvogëlonte dukshëm potencialin e pyjeve. Në një hektar tokë kishte gjithsej 46.3 m2 masë druri. Pyje të larta kishte gjithsej 3.267 ha ose 5,9% e të këtilla më së tepërmi kishte në zonën periferike të regjionit të Moravës, respektivisht në Viti dhe Kamenicë. Pjesa dërmuese e popullsisë fshatare që banonin në viset malore të kësaj ane, drurin për djegie e kishin të vetmin burim nga i cili mund të siguronin ekzistencën, e cila megjithate ishte mjaft e vështire.[1]

Referime

Redakto
  1. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 13 janar 2018. Marrë më 10 shkurt 2018. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)