Qamile Marra
Qamile Marra (19 gusht 1909, Kozarë, Rrethi i Kuçovës) është një grua superqindvjeçare shqiptare. [1]
Biografia
RedaktoQamile Marra tregon se është ushqyer gjithë jetën e saj me bylmet, madje bën edhe punët e shtëpisë dhe i lan vetë rrobat e saj. Aështë në gjendje të mirë shëndetësore dhe thotë se nuk vuan nga asnjë sëmundje. Ajo ka 6 fëmije, 4 vajza dhe 2 djem dhe vajza e saj e madhe është 85-vjeçe. Nëna Qamile tregon se ka punuar 35-vjet në kooperativë bujqësore dhe për këtë merr një pension prej 7700 lekësh (të reja).[2]
Familjarët e saj thonë se ajo nuk ka asnjë sëmundje. Asaj i jap një kokërr vezë në mëngjes. Do pijë kafen dhe do hajë bukën. Me çfarë e do i them unë. Me çfarë të ketë thotë. I jap djathë dhe kos se unë kam bagëti të imëta. Nënë Qamilja fshin, kur nuk jam unë këtu shikon pulat. Lan rrobat e veta me dorë dhe nuk i fut në lavatriçe.[3] “Kur ngrihen të gjithë ngrihem dhe unë, por në vapë nuk fle. Në mëngjes ngrihem, bëj ato punë që më takojnë. Shikoj ato pula, ata zogj. Por kështu bukë e gjellë i kam lënë, bëj dy vjet. Dua, por nuk kam fuqi. Edhe është nusja vetë në shtëpi”, tha ajo. Edhe pse është 114 vjeçe, Qamile Marra uron për një jetë edhe më të gjatë. Ajo thotë se nuk ngopet me jetën njësoj si lumi me ujin. “Ngopet lumi me ujë që të ngopet robi me jetë? Ajo thotë të shoh dhe një çikë, të shoh dhe një çikë. Nuk ngopem me jetë”, tha mes tjerash ajo.[4]
Shih edhe
RedaktoReferime
Redakto- ^ https://www.balkanweb.com/historia-e-pabesueshme-114-vjecares-nga-kucova-nuk-i-dhane-pensionin-mendonin-se-kishte-vdekur-qamile-marra-jam-shendoshe-e-mire/
- ^ https://360grade.al/590862/historia-e-pabesueshme-e-114-vjecares-nga-kucova-qe-shteti-mendon-se-ka-vdekur-nuk-ngopem-me-jete-bej-punet-qe-me-takojne/
- ^ https://shqiptarja.com/lajm/nuk-i-dhane-pensionin-114-vjecares-pasi-menduan-se-kishte-vdekur-reagon-issh-vonesa-zgjati-6-dite-shkak-procedurat-verifikuese
- ^ https://www.kosovarja-ks.com/shteti-ia-ndal-pensionin-pasi-i-ka-kaluar-mosha-114-vjecarja-nuk-ngopem-me-jeten/