Gjëndet në varrezat e fshatit Kryezi (Brahaj), komuna Qafë Mal. Ka kurorë ovale, lartësi 10-12 m, diametër trungu mbi 130 cm e perimetër mbi 350 cm dhe moshë mbi 250 vjet. Ka vlera shkencore biologjike, didaktike, estetike, historike e fetare. Vizitohet sipas rrugës rurale Fushë Arrës-Kryezi.