Qazim Komani (1895-1948) si ushtarak profesional është komandant i Mbrojtjes Kombëtare te Kosovës dhe u angazhua për mbrojtjen e kufijve te saj.

Biografia

Redakto

Qazim Komani lindi ne Gjakovë me 1895 në një familje, e cila gjithmonë ishte flijuar për Shqipërinë etnike dhe për Flamurin kombëtar. I edukuar në një familje të urtë dhe bujare, Qazim Komani me propozimin e prindërve (babait Mehmetit dhe nënës Rukie – nga dera e fisme e Junikut) do ta marrë rrugen e ushtarakut profesional. Prindërit ia kishin imponuar atë rrugë te shkollimit sipas iniciativës së patriotit Haxhi Zeka. Për shkak te vetëmohimit dhe kryerjes së detyrave me përpikëri, Qazim Komani do të bëhet në moshë shumë të re major, nënkolonel dhe kolonel i Ushtrisë Shqiptare.

Me këto parime Qazim Komani do të pranojë (së bashku me Fuad Osmanin – kolonel) për të shërbyer dhe drejtuar forcat e Mbrojtjes Kombëtare të Sektorit të Kosovës duke mbrojtur me nder kufirin gjithnjë të rrezikuar prej forcave çetnike, prej Bihorit e deri ne Përpellac-Merdar-Prapashticë drejt Preshevës. Qazim Komani, ne sajë të aftësive profesionale, Qendrën e Komandës së Mbrojtjes Kombëtare të Sektorit të Kosovës do ta vendosë në Prizren. Me rregjimentin e katërt me qendër ne Prishtinë (deri ne qeshor) dhe pastaj me qendër në Gjilan (deri në nëntor 1944) komandonte Fuat Osman Xhaferi (1895-1946, i pushkatuar në Prizren). Si oficer ndihmës kishte: Sait Bashën dhe Isa Kokolarin. Të gjithë këtyre ushtarakëve të devotshëm shqiptarë u vinin për krah edhe: Sulejman Mala, Gjon Kot Martini, Ibrahim Kelmendi, Shefqet Shkupi dhe pastaj Mulla Idriz Gjilani dhe Shaban Polluzha me shokë, gjithnjë të udhëhequr me përpikëri profesionale nga koloneli Qazim Komani.

Duke i mbetur besnik “Besa-Besës”, Qazim Komani do të vendosë që me të gjitha mjetet, në nëntor të vitit 1944, ta mbroje Kosovën nga depërtimi i forcave çetniko-komuniste. Lidhur me këtë detyrë të shenjtë nuk do të luhatet kurrë.

Qazim Komani, në sajë të vlerësimit që kishte bërë, kishte vendosur që të gjitha forcat shqiptare të koncentrohen në Drenicë. Pas një kohe do të thirret në Tiranë dhe atje çuditërisht do të arrestohet. Pas marrjes në pyetje, përkundër reagimit intern por edhe kërcënues të udhëheqësit më të lartë të Kosovës Fadil Hoxha, që Qazim Komani të mbetet në Tiranë (“sepse ai atje nuk do të mund të dënohej në asnjë mënyrë”, dhe po të mretëronte drejtësia nuk mund të dënohej as në Kosovë) komunistet e Enver Hoxhës do t’ia dorëzojnë xhelatit Sapsoje Gjakoviq, i cili do t’ia organizojë një proces gjyqësor në Prizren. Në këtë gjyq çetnik-stalinist do te akuzohet pse ka organizuar mbrojtjen e trojeve te Rozhajës, Bihorit, Plavës, Gucisë, Llapit, Gjilanit – tërë Kosovës. Gjykata e Prizrenit ne 15.05.1946 e dënoi me vdekje, dënim i cili u shndërrua në 20 vjet burg të rëndë, në sajë të interesit te disa personaliteteve antifashiste perëndimore me të cilët ishte shkolluar ne Evropë.

I sëmurë rëndë nga torturat, për herë të fundit Qazim Komani do t’i nënshtrohet një kontrolli të vonuar prej mjekëve dr.Ridelli(gjerman), dr. Franci(zviceran), dr. Llangi(holandez) – të gjithë përfaqësues të Kryqit të Kuq.

Këta mjekë humanistë do të konstatojnë diagnozën e sëmundjes së Qazim Komanit. Ajo sëmundje ishte robëria e kombit të tij. Qazim Komani do të ndërroje jetë me 1948, nga torturat, në duar të patriotit Rrustem Statovci me fjalët e fundit: “Ah sa shumë burra i ka humbe Shqipnia qe katër vjet...”

Edhe në burg, në prani të dënuarve politikë, ku ishte edhe Nojenbaheri, Qazim Komani haptazi theksonte me një kushtrim të burrit të pamposhtur: “O Kosovë, o tokë bekue, Gjithë për ty gjaku m’gufon, S’ka shqyptar kush TY t’harron”.

Në letrën e tij të fundit që i drejtonte nga burgu gruas së tij besnike mes të tjerash shkruante: “...Unë jam në spital ka tre muaj dhe përveç fatkeqësive çdo dite më asht më keq. Ndonjë lajm katastrofik për mua mos të të kapi në befasi, sepse për ju ka kohë që nuk jam. Nuk të kam lënë as pasuri, as borxh. Te jeni në mëshirën e Zotit I yti...

dekorata

Redakto

Me dekretin nr. 547 date 3.VI.1993, presidenti Sali Berisha dekoroi Qazim Komanin me urdhrin “Për veprimtari Patriotike të Klasit të I-re” me motivacion: “Udhëheqës, organizator i penës dhe pushkës për realizimin e programit të Komitetit Kombëtar të Mbrojtjes së Kosovës.

Burimi i të dhënave

Redakto