Qemajl Mustafa u lind më 8 prill 1960 në Malishevë,Komuna Gjilani. Shkollen fillore e kreu ne vendlindje, ndërsa te mesmen në Gjilan. Ka të kryer Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike në Universitetin e Prishtinës ne vitin 1982, ishte një ndër studentët më të dalluar.Shquhet si një njeri zemergjerë, i cili ndihmon vazhdimisht njerëzit në nevojë, sportin, kultuërn etj. Me politikë merrej që nga koha kur ishte studentë në Universiteti i Prishtinës, përcjellte gjithmonë rrjedhat politike. Që nga themelimi i Partia Demokratike e Kosovës në vitin 1999 ka qenë përkrahës i kesaj partie. U aktivizua në PDK pas zgjedhjeve lokale të vitit 2000, në vitin 2005 u zgjodh kryetar i nëndeges në Gjilan, ndërsa në zgjedhjet e 2007 mori besimin e qytetarëve për udhëheqjen e Komunes së Gjilanit. Në zgjedhjet e vitit 2009 dhe 2010 u rizgjodh përseri kryetar i kësaj komune. Për kohën sa ishte kryetar i Komunes se Gjilanit krijoi një pershtypje pozitive te qytetaret gjithashtu edhe për donatorët. Pikëpamjet e tij politike janë krijimi i hapësirave demokratike për të gjithë qytetarët, respektimin e ligjeve shtetërore dhe drejtave te njeriut. Është i martuar dhe ka dy fëmijë tani jeton në Gjilan.

Burimet: Redakto