Qemal Koni
Qemal Koni lindi në vitin 1950. Vdiq në vitin 2006 gjatë transportimit në Itali të Gramoz Pashko. Tekniku i fluturimit dhe specialisti i avionit, Qemal Koni, ndodhej në bordin e helikopterit “Bell 222” pas kërkesës që i kishin bërë pilotët, që ai t’i shoqëronte në fluturimin drejt Italisë. Qemal Koni iu akordua me datë 20 nëntor 2006, “Medalja e Artë e Shqiponjës”, pas vdekjes, nga Presidenti Moisiu. Qemal Koni përshkruhet nga kolegët e tij pilotë, si një teknik i përsosur dhe një prej profesionistëve të aviacionit shqiptar. Ai prej shumë vitesh kujdesej për mirëmbajtjen dhe kontrollin e helikopterit që shërbente për personalitetet shtetërore shqiptare.