Qendra Kulturore ASA
42°02′48″N 19°29′38″E / 42.04667°N 19.49389°E
ASA (Arte Stilim Arkitekturë) është një qendër kulturore për promovimin, zhvillimin dhe kualifikimin e të gjithë talenteve të reja.
Themelimi
RedaktoASA u themelua në 1 maj 2012.
Qendra Kulturore ASA është i pari organizim rinor i këtij lloji përsa i përketë bashkimit të studentëve dhe profesionistëve të rinjë në fushën e Arteve Figurative, Stilimit dhe Arkitekturës nga Shqipëri,Kosova, Maqedonia, Mali I Zi dhe gjithë Europa.
Misioni i saj është bashkimi dhe shkëmbimi i eksperiencave midis studentëve dhe profesionistëve të rinj, promovimi i aftësive krijuese të secilit anëtar.
ASA funksionon me një program të vetin i cili synon organizimin e evenimenteve të ndryshme si ekspozita, konkurse, koloni arti, sfilata, workshop,seminare etj.
- ASA funksionon mbi baza tërsisht vullnetare.
Organizimi
RedaktoPër organizimin, realizimin dhe promovimin e këtyre evenimenteve funksionojnë dy skuadra pune:
* Stafi Organizativ (SO) * Stafi Ekspozues (SE)
dhe katër sektor:
Sektor
Redakto- Sektori i Arteve Figurative (SAF)
- Sektori i Stilimit (SS)
- Sektori i Arkitekturës (SA)
- Sektori i Gazetarisë, Informacionit dhe Teknologjisë (SGIT)
Ajo përbëhet nga:
*Olger Rakipllari – Drejtor Artistik *Bukurie Ozuni - Administratore e Përgjithshme *Kolë Nikja - Përfaqësues Juridik
Aktivitete
RedaktoAktivitetet e Qendrës Klubi ASA - Arte Stilim Arkitekturë
- 1 maj 2012 "Ekspo ASA"
Ekspo ASA titullohej ekspozita e parë me rastin e Themelimit të Klubit.
- 24 nëntor 2012 " 100 Vjet Pavarësi 100 Punime Artistike "
Titullohej konkursi I zhvilluar në ambientet e Tirana Ekspres për nder të 100 vjetorit të pavarsisë në të cilën u organizua një ekspozitë me piktura dhe makete arkitekture gjithashtu dhe një sfiladë mode.
- 1 maj 2013 "Ekspo dhe Stil ASA 2
Me rastin e përvjetorit të parë të Klubit u organizuan dy aktivitete, aktiviteti i parë ishte ekspozita e pikturës dhe arkitekturës e cila me mbështetjen e Ministrisë së Kluturës u zhvillua në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar. Ndërsa aktiviteti I dytë ishte sfilata e modës e cila u zhvillua në ambientet e Akademisë së Filmit dhe Multimedias Marubi.
- 1 maj 2013 Revista ASA
Gjithashtu Qendra Klubi ASA që prej përvjetorit të parë të klubit ka publikuar dhe Revistën ASA, e para revistë rinore që promovon studentë dhe profesionistët e rinj të Arteve Figurative, Stilimit dhe Arkitekturës në Shqipëri dhe mbarë trevat Shqipfolëse. ASA deri më tani ka botuar dy numrat e parë të Revistës ASA.
- 23-29 shtator 2013 Festivali Ndërkombëtar për të Drejtat e Njeriut- IHRFFA VIII
- 23 shtator 2013 “ Ekspozitë Pikture & Arkitekture ”
Ishte ekspozita e pikturës dhe arkitekturës ajo që bëri hapjen e edicionit të 8 të Festivalit Ndërkombëtar për të Drejtat e Njeriut në Shqipëri ku artistët dhe arkitektët pjesmarrës prezantuan punimet e tyre me temë mbi të Drejtat e Njeriut.
- 26 shtator 2013 “ Show Performancë ”
“Kundra Dhunës Ndaj Grave” ishte tema që stilistët pjesmarrës kishin punuar për të zhvilluar një show performancë për publikun qe ndoqi Festivalin e Filmit, duke përcuar mesazhe të forta nga balerinat dhe modelet dhe që aktruan mbi skenë.
- 25 tetor 2013 “Ekspozitë dhe Show Performance në Prishtinë
U zhvillua ekspozita e parë në ambientet e Bibliotekës Kombëtare dhe Universitare të Kosovës, si një rrugëtim i ekspozitës dhe show performancës së zhvilluar gjatë javës së IHRFFA në edicionin e tetë të saj, ku morën pjesë dhe shumë artistë të rinj, gjithashtu u zhvillua dhe ceremonia e shpërndarjes se certifikatave.
- 1 maj 2014 "Ekspo Stil Arki ASA 3
Me rastin e 2-vjetorit të qendres kulturore ASA u organizuan dy aktivitete njëkohësisht , aktiviteti i parë ishte ishte sfilata e modës ndërsa aktiviteti i dytë ekspozita e pikturës dhe arkitekturës e cila me mbështetjen e Tirana Ekpsres u zhvillua në ambientet e saj.
Referime
Redakto
Lidhje të jashtme
Redakto- ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 15 maj 2014. Marrë më 13 maj 2014.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)