Qendra për Mbrojtjen e Grave dhe Fëmijëve, Prishtinë
Qendra për Mbrojtjen e Grave dhe Fëmijëve (QMGF), në Prishtinë, është themeluar dhe aktivitetin e saj e ka filluar në shkurt të vitit 1992, fillimisht me shëbime ditore, ndërsa pas përfundimit të luftës ofron shërbime rezidenciale për gra dhe fëmijë viktima të dhunës në familje.
QMGF është organizatë joqeveritare, jopolitike, autonome, jo-fitmprurëse që ka statusin e personit juridik dhe e cila synon mbrojtjen dhe te drejtat e lirive njerëzore të gruas dhe fëmijës, si dhe realizimin e barazisë gjinore të gruas në vendim-marrje, si pjesë e procesit të zhvillimit të demokracisë në vend.
QMGF, është strehimore e cila strehon viktimat e dhunës në familje, me nivele të ndryshme të rrezikshmërisë dhe të gjitha format e dhunës.Ofron shërbime jo vëtëm nga Prishtina, por edhe nga të gjitha komunat që e i takojnë regjionit të Prishtinës,( Fushë Kosvë, Obiliq, Drenas, Podujevë, Lipjan, Graçanicë )në rast nevoje edhe nga komunat jashtë këtijë regjioni.Si e këtillë , është e vetme stehimore regjionale e cila ofron shërbime shumëdiciplinare për gra dhe fëmijë, viktima e të gjitha formave të dhunës.[1]
Kjo qendër ofron:
- Strehim dhë përkujdesi(24/7 ) nga ana e personelit profesional,
- Rehabilitim, përfitueseve u ofrohet periudhë reflektimi,
- Mbështetje psiko-sociale,
- Këshilla juridike
- Shërbime shëndetësore dhe medikamente,
- Edukimi formal dhe jo formal i fëmijëve për të vijuar shkollimin
- Aktivitete rekreative-edukative,
- Kurse të ndryshme për aftësimin profesional të e grave dhe vajzave të strehuara
- Avokim për të drejtat e viktimave,
- Fuqizim ekonomik
- Fushata dhe trajnime të ndryshme për senzibilizimin e shoqërisë
- Bashkëpunon ngushtë me akterët e Mekanizmit Koordinues Kundër dhunës në Familje dhe asaj me bazë Gjinore.
- Riintegrim në familje dhe shoqëri.