Qerim Arifi u lind në Preshevë, më 22 shkurt 1946. Shkollimin fillor e kreu në Preshevë, kurse shkollën Normalen dhe Fakultetin Filozofik (Dega e gjuhës angleze ) në Universitetin e Prishtinës.

Qerim Arifi
U lind më28 shkurt 1946
Preshevë
KombësiaShqiptar

Ka punuar në arsim, por pjesën më të madhe të punës së vet e ka bërë si gazetar në revistën “Zëri i rinisë” në Prishtinë. Me poezi ka filluar të merret që nga rinia e hershme. Është marrë edhe me përkthime. Punimet e tij janë përkthyer edhe në gjuhë të huaja. Është i përfaqësuar në shumë antologji dhe libra me biografi të shkrimtarëve.

Vdiq në Strugë dhe u varros në Prishtinë në vitin 1990.

Tituj të veprave

Redakto
  • “Kujtime” - 1970
  • “Nokturno” - 1983
  • “Mbyllur në urnë” - 1987
  • “Fatamorganë” - 1984
  • “Rekuiem për kalanë”- Preshevë, 1988

Përkthime

Redakto
  • “Katër kuartetet” e Eliotit

(NE DHOMEN TIME S'KA AS PASTERTI AS SHENDET)

Qe një vjet e gjysmë më zihet fryma, marr pa hesape aminofilin
Të lutem shoku mjek, cili do të jesh intravenoz se më muskujt
Më janë shterruar e tash më duket sikur gjarpëri është duke më
Kafshuar e jo duke marrë injeksione. E ato nuk perfundojnë...
Po, perpos juve mjekeve, infermiereve dhe aromes së alkooloit
Në dhomën time nuk hyn tjeter kush. Mbetet te numëroj yjet në
Netët e pafund te qiellit të zi, kështu e mas vogëlsis time
Imzot! Ne dhomën time ka arome gazetash dhe sëmundje, çarçafët
Me gjak. Mbi to mund të peshtyj sa herë më mblidhet urea në fyt
Por, askush nuk vjen t'i heqë. Në dhomen time të blasfemuar
Nuk deshiron të hyje askush. Më thot: "a ende s'ke cofur imzot!"
(Kodra e Diellit, 1983)