Qerim Halil Meço partizan dhe ushtarak shqiptar. Ka lindur më 15 tetor 1928 në fshatin Pagri të Përmetit, në një familje me tradita dhe kontribut patriotik e atdhetar e lidhur ngushtë me LANÇ.

Qerim Meço në muajin shtator të vitit 1943, bëhet pjesëtar në kompaninë e tretë të batalionit partizan Naim Frashëri. Dhe më pas do të rreshtohet në përbërje të Brigadës VI-të Sulmuese.

Në majin prill 1946, transferohet në Tiranë për të vazhduar shkollën ushtarake për aftësimin e tij ushtarak.Pa filluar shkollën emërohet në Regjimentin e Artilerisë Tokësore i përqëndruar në kzermat e Ali Rizait, aktualisht Qyteti i Nxënësve me detyrë komisar baterie.

Në fillim të muajit janar 1950, emërohet në Shkollën e Bashkaur të Oficerave Tiranë, komandant kompanie dhe instruktor në përgatitjen e kursantëve për oficerë. Këtu është aftësuar në armën e artilerisë tokësore.

Në fund të vitit 1954, emërohet shef shtabi i artilerisë në qytetin e Milotit të rrethit të Krujës në ato vite.

Në fund të vitit 1956, emërohet në Brigadën e Artilerisë (RKP) Elbasan me detyrë komandant i shkollës të nënoficerave dhe pas një viti, komandant i grupit të artilerisë 122 mm e më pas në grupin e artilerisë 152 mm.

Në vitin 1959 transferohet pranë Akademisë Ushtarake Tiranë për aftësimin e tij në armën e artilerisë për një periudhë tre vjeçare.

Në fund të vitit 1961 emërohet komandant i Artilerisë në Brigadën e këmbësorisë e përqendruar në Sarandë.

Në vitin 1966 transferohet në Korpusin e Këmbësorisë Gjirokastër me detyrë shef i shtabit të artilerisë të Korpusit të këmbësorisë.

Në vitin 1967 transferohet komandant i Regjimentit të Artilerisë në Tepelenë.

Në fund të vitit 1970 emërohet Komandant i Forcave Vullnetare të rrethit Tepelenë.

Në fundin e vitit 1985 del në pension pleqërie në moshën 58 vjeç me gradën nën kolonel.

Për kontributin në Luftën Nacionalçlirimtare dhe pas çlirimit, është dekoruar me 9 urdhëra e medalje nga Presidiumi i Kuvendit të Shqipërisë të asaj kohe.

Referimet

Redakto