Qerim Raqi
Qerim Raqi Ka lindur më 22.mars 1965 në fshatin Dardhishtë të Kastriotit (ish Obiliq). Ka studjuar në Degën e Letërsisë dhe Gjuhës Shqipe në Fakultetin filologjik në Prishtinë. Në halmstad të Suedisë ka studjuar programin studimor Kultura dhe Komunikimi , me orientim të ngushtë Letërsi komparative. Ka botuar librat: ”Gjak në mallin tim” ( poezi ) ”Era ” Prishtinë,, 2010, The Orpheus’s Broken Lyre“, “Marin Barleti”, Tiranë, 2011 ( poezi ), studimin monografik “ Lirika e gjakut – universi poetik i Qerim Ujkanit” ( kritikë letrare, ) , botoi “ Rozafa” Prishtinë, 2019. , si dhe një varg përkthimesh: “Antologji e poezisë suedeze”,, ( përkthim dhe përzgjedhje e 100 poetëve suedezë ,) botoi “Rozafa”, Prishtinë, 2019 , “ Nelly Rapp dhe Akademia e Përbindëshave “ të autorëve Martin Widmark & Kristina Alvner , botoi “ Magjia e Librit” , Prishtinë, 2019. ( roman për fëmijë). Mats Strandberg & Sofia Falkehhem: “ Përbindëshi i natës”, ( roman për fëmijë), “ Magjia e librit”, Prishtinë, 2020; Veprën e plotë të Tomas Tranströmer-it ( fituesi i çmimit Nobel) “ Enigma e madhe, poezia dhe proza “, botoi “ Aleph” , Tiranë, 2020,; Åsa Larsson & Ingela Korsell: “ Demoni “ ( seria e librave PAX, pjesa 4, roman për të rinj). Ka përkthyer edhe librin hitorik të autorit Stephan Zannowich: “Kastrioti i madh i Shqipërisë i mbiquajtur Skënderbeu”, e botuar më 1788 në Stockholm,( botoi Magjia e librit, Prishtinë, 2020). Jeton përkohësisht në Halmstad të Suedisë. Punon mësimdhënës.