WEB SERVER

Teknologjia e ueb shërbimeve e prezanton një rrugë të rëndësishme dhe të përshtatshme për bizneset që komunikojnë ndërmjeti veti dhe me konsumatorë. Ky komunikim mundësohet me anë të HTTP protokollit. Ueb shërbimi identifikohet në bazë të një URL-je, ngjashëm sikurse kur i qasemi çdo ueb sajt në internet (p.sh www.uni-pr.edu).Ajo çka i bën ueb shërbimet të veçanta apo mund të them më ndryshe nga ueb sajtet, është se ueb shërbimet kanë tip të bashkëveprimit reciprok që ato vetëe sigurojnë, kjo do të thotë se p.sh një klijent bën një kërkesë përmes HTTP'së, ndërsa përgjigja i kthehet si XML. Shumica e ueb sajteve dizajnohen në atë mënyre që klientit i cili bën kërkesë në atë ueb sajt ti sigurohen përgjigje apo informacione të kënaqshme mbi kërkesën e bërë. Këtë kërkesë klienti e bënë ose duke shkruar një URL në brouser ose duke klikuar në ndonjë linç të ndonjë ueb faqe përkatëse në internet.

Një ueb shërbim është i ngjashëm me një ueb sajt vetëm për nga qasja, çka do të thotë se edhe ueb shërbimit edhe ueb sajtit ne i qasemi me anë të një URL-je.Mirëpo diferenca qëndron në përmbajtjen e dokumentit se çka dërgojmë në kërkesën e bërë prej klientit në ueb server përmes një ueb shërbimi apo ueb sajti. Klienti i ueb shërbimit dërgon XML dokumente të formatuara në mënyrë te veçantë duke u përputhur me rregullat dhe specifikat e protokollit të SOAP-it. Përparësia e SOAP – it është se dërgohet përmes HTTP protokollit. Ueb shërbimet veprojnë në portin 80 që është i dedikuar për protokollin HTTP, dhe në portin 443 që është i dedikuar për protokollin HTTPS që e bëjnë ueb shërbimin të sigurtë gjatë përdorimit në ueb.

Arkitektura e ueb sherbimeve

Ueb shërbimet sigurojnë aftësi të komunikimit ndërmjet sistemeve të ndryshme të aplikacioneve softuerike, të cilat ekzekutohen në platforma të ndryshme dhe në sisteme operative të ndryshme. Arkitektura e ueb shërbimeve na tregon një koncept gjeneral për kuptimin e ueb shërbimeve si dhe marrëdhëniet ndërmjet komponentëve të këtij koncepti. Më gjerësisht për komponentët e arkitekturës do te flasim në vazhdim. Arkitektura e ueb shërbimeve është e bazuar në dërgimin e XML mesazheve. XML-ja mund të prezantohet thjeshtë edhe më anë të karaktereve ASCII e cila mund të transferohet në mënyrë më të thjeshtë prej një kompjuteri në kompjuterin tjetër.

Kuptimet e kësaj janë shumë te rëndësishme: Nuk ka rëndësi se çfarë lloj i kompjuterit e dërgon SOAP mesazhin, ose në çfarë sistemi operativ po ekzekutohet. Nuk është më rëndësi të dihet se nga cili vend i botës klienti po e dërgon mesazhin. Nuk ka nevojë që klienti ta dijë se çfarë tipi i SOAP procesorit po ekzekutohet në server. Pra ajo çka është më rendësi tek ueb shërbimet është se nuk ka ndonjë platformë dhe gjuhë programuese që nuk mund të komunikojnë me ueb shërbime, kjo është paraqitur në Figurë.

Shtresat e ueb sherbimeve

Arkitektura e ueb shërbimeve është e implementuar përmes pesë pjesëve kryesore (shtresave), të cilat janë të organizuara në shtresa njëra pas tjetrës ashtu siç janë ndërtuar. Steku i ueb shërbimeve është shumë i ngjashëm me stekun e TCP/IP modelit.

Shtresat e teknologjisë së ueb shërbimeve dhe shtegu i TCP/IP

Tek ueb shërbimet shtresat themelore janë: Discovery , Description dhe Packaging. shkurtimisht çka paraqesin këto shtresa: Discovering – Kjo shtresë mundëson që konsumatori të njoftohet me përshkrimet që ka dhënë furnizuesit mbi ueb shërbimin e tij. Një ndër mekanizmat më të njohur që kryen këtë funksion është UDDI (Universal Description, Discovery and Integration). Description – Kjo shtresë shërben për të përshkruar ueb shërbimet. Kur dëshirojmë të ndërtojmë ueb shërbime, njëra ndër gjuhët më adekuate dhe më të famshme për përshkrimin e ueb shërbimeve është WSDL (Web Services Description Language). Packaging – Që të dhënat e aplikacioneve të udhëtojnë nëpër rrjetë nga shtresa e transportit ato duhet të jenë të paketuara “packaged” në asi lloj formati që të jetë i kuptueshëm për çdo pjesë . XML është format bazik në shumicën e ueb shërbimeve aktuale, sepse mund të përdoret për ta treguar kuptimin e të dhënave para se të transmetohen ato të dhëna. Edhe SOAP është format shumë i njohur i paketimit te të dhënave dhe është e bazuar në gjuhën XML. Transport – Shtresa e transportit përfshin teknologji të ndryshme të cilat mundësojnë që në mënyrë të drejtpërdrejte të lejojnë komunikimin e aplikacioneve me aplikacione. Këto teknologji përdorin protokollet si TCP, HTTP, SMTP. Parësore për shtresën e transportit është bartja e të dhënave ndërmjet dy apo më shumë lokacioneve në rrjetë. Ueb shërbimet përdorin HTTP protokollin sepse është gjithnjë në disponim, dhe e përkrah murin mbrojtës. Network – Kjo shtresë është po e njëjta shtresë me TCP/IP modelin e rrjetës. Kjo shtresë siguron komunikimin themelor, adresimin dhe aftësitë e rrugëtimit.

Komponentet kyçe tç ueb sherbimeve - PLATFORMA

Siç e cekëm edhe më lartë se thelbësore për ueb shërbimet është XML me standardet tjera SOAP, WSDL dhe UDDI. Platforma bazike të ueb shërbimeve është: XML + HTTP. HTTP është një protokoll që është prezent kudo, që praktikisht ekzekutohet kudo në Internet ndërsa XML gjuha markuese përshkruan strukturën dhe kuptimin e dokumentit mirëpo nuk përshkruan formatizimin e elementeve ne dokumentit.Uebi ka nevojë që të rritet me disa platforma tjera të shërbimeve, te cilat përmbajnë prezencën në çdo kohë dhe vend si dhe thjeshtësinë e uebit, në mënyrë që të krijohet një platforme funksionale dhe mjaft e përdorshme.

Funksioni më komplet i ueb shërbimeve do të mendohej si: XML + HTTP + SOAP + WSDL + UDDI