Qofte me kunguj dhe djathë
Për 2-3 persona duhen :
- 3 kunguj,
- 150 g djathë i bardhë,
- 1 vezë,
- një grusht majdanoz dhe kopër,
- miell misri me sy.
Pasi ti grini kungujt në rende ose robot, shtojini majdanozin dhe koprën e grirë hollë, vezën, djathin e grirë po ashtu hollë dhe më në fund miellin. Mielli duhet kontrolluar me kujdes teksa hidhet në mënyrë që të mos e kalojë masën e duhur. Më pas me një lugë merrni nga masa dhe hidheni për tu skuqur në vaj të nxehtë. Servirini të nxehta dhe me kos afër.