Qulli me tamel
Kjo faqe është e palidhur nga faqe të tjera. |
Ne një tenxhere hidhet uji dhe vihet ne zjarr për te vluar. Hiqet nga zjarri merret mielli i misrit i situr dhe hidhet ne ujët e ngrohte duke e përzier deri sa te behet ne forme qulli, hidhet kripe, vendoset përsëri ne zjarr për te vluar për 10 minuta, jo me shumë zjarr. Hiqet nga zjarri dhe hidhet ne tepsi ne një trashësi 2-3 cm. Tepsija vendoset ne një vend te freskët dhe lihet te ftofet nga darka deri ne mjes për 10 ore. Ndahet me një luge gjelle ne pjese pjese. Pastaj i hidhet tamli i ftohte me maze qe ta mbuloje qullin ne tepsi. Pas kësaj është i gatshëm për tu ngrëne.