Qyteti – Muze i Gjirokastrës (libër)
Qyteti – Muze i Gjirokastrës libër nga Emin Riza botuar në Tiranë në vitin 1980. Autori trajton trashëgiminë ndërtimore të Gjirokastrës dhe mbulon pjesën më të madhe të tipeve kryesore të ndërtimit në qytet duke u përqendruar në banesat familjare. Analiza e tyre dhe rëndësia e tyre sociale përbëjnë thelbin e librit. Punimi mbulon edhe fusha me interes për specialistë të fushave të inxhinierisë, arkitekturës dhe arteve të dekoruara si dhe për të gjithë ata që vlerësojnë dhe ndajnë shqetësimin për konservimin e trashegimisë kombëtare shqiptare.