Rëndësia e Teknologjisë
Kjo faqe është e palidhur nga faqe të tjera. |
Teknologjia e së ardhmës
RedaktoTeknologjia është një koncept i gjërë që merret me aplikimin e njohurive për veglat dhe profesionet, në funksion të kontrollimit dhe përshtatjes së rrethanave në ambientin jetësor në përputhje me nevojat e tij. Një definicion i saktë për termin “Teknologji”, sidoqoftë, nuk ekziston; “teknologjia” mund t’i referohet objekteve materiale që përdoren nga njeriu, siç janë makinat, harduerët ose enët, por mund të përfshijë edhe tema më të gjëra, përfshirë sistemet, metodat e organizimit, dhe teknikat. Ky term mund të aplikohet në përgjithësi ose në kategori specifike si p.sh: “teknologjia e konstruktimit”, “teknologjia mjekësore”, ose “teknologjinë e përkryer” (state-of-the-art).
Aplikimi i teknologjisë nga njerëzimi filloi me shëndrrimin e resurseve natyrale në vegla të thjeshta. Zbulimi i aftësisë të kontrollimit të zjarrit rriti burimet e ushqimit dhe zbulimi i rrotës ndihmoi njerëzit të udhëtonin dhe të kontrollonin ambientin e tyre. Zhvillimet e fundit të teknologjisë, përfshirë “shtypin”, telefonin, dhe Internetin, kanë zvogëluar barrierat fizike të komunikimit dhe kanë lejuar njerëzit të komunikojnë në shkallë globale. Sidoqoftë, teknologjia nuk është përdorur vetëm për qëllime paqësore; zhvillimi i armëve me fuqi shkatërruese gjithmonë më të lartë ka ecur përgjatë historisë, nga armët më të thjeshta primitive në armët nukleare .
Teknologjia ka ndikuar shoqërinë në mënyra të ndryshme. Në shumë shoqëri, teknologjia ka ndihmuar në zhvillimin e ekonomisë (përfshirë ekonominë globale të ditëve të sotme) dhe ka lejuar rritjen e klasës shoqërëre të lirë (në aspektin e kohës dhe punës). Shumë procese teknologjike lirojnë produkte të padëshirueshme, të njohura si ndotje, dhe zbrazin resurset natyrore, në dëm të Tokës dhe Natyrës. Implementimet e ndryshme të teknologjisë ndikojnë në vlerat e shoqërisë dhe një teknologji e re shpesh shtron pyetje të reja etike. Shembujt përfshijnë rritjen e nocionit “efikasitet” në terme të produktivitetit njerzor, një term që fillimisht ishte aplikuar vetëm për makinat, dhe sfidat e normave tradicionale.
Debate filozofike janë ngritur nga përdorimi i teknologjisë në shoqëri, me mosmarrëveshje në çështjen “a i ndihmon teknologjia gjendjes së njeriut apo e përkeqëson atë?”. Neo-Ludizmi, anarko-primitivizmi, dhe lëvizje të ngjajshme kritikojnë përhapjen e teknologjisë në botën moderne, duke pretenduar se e dëmton ambientin dhe njerëzit; propozuesit e ideologjive si transhumanizmi dhe tekno-progresivizmi e shohin përparimin teknologjik si të dobishëm për njerëzimin dhe gjendjen e njerut. Në fakt, deri vonë është menduar se zhvillimi i teknologjisë ishte i mundër vetëm për qeniet njerëzore, por studimet e reja tregojnë se primatët e tjerë dhe disa delfinë kanë zhvilluar vegla të thjeshta dhe kanë mësuar t’ia bartin ato gjeneratave të tjera.
3D Teknologjia
Redakto3D teknologjia filloi dalë ngadalë të afrohet nga kinematë tek shtëpitë tona. Mozilla, NVIDIA dhe Youtube njoftuan partneritet, qëllimi i të cilës është të mundësohet 3D video përmes HTML 5. Kuptohet këto video tani për tani mund të shikohen vetëm në Firefox 4 dhe do të jenë në dispozicion vetëm për ato sisteme të cilat kanë NVIDIA 3D Vision harduerë.
Youtube tashmë përmban disa mijra 3D video, kurse tani me këtë partneritet përfundimisht do të jenë në dispozicion edhe për publikun më të gjerë. Youtube do të transkodon këto video në WebM, media e lirë për video dhe audio formatë, për të përdorur “playerin” e tyre HTML5. Nëse keni të instaluar 3D Vision, me futjen e yt3d, tagu për gjith 3D videot e enkoduara në shfletuesin Youtube, do tu shfaqen të gjitha 3D video përmbajtjet. Gjithashtu edhe hardueri duhet të rregullohet që të punojë në 3D.
3D Vision, është një kombinim i një hardueri dhe softueri, dhe kur në këtë të shtohen edhe syzat speciale për 3D, mundësohet një përvojë e shkëlqyeshme 3D e projektuar për gjith gamerët, filmofilët dhe foto entuziastët.