Radije Hoxha Lindi më 24. 09. 1961 në Shkup. Shkollën fillore dhe shkollën e mesme të mjekësisë, i ka mbaruar në Shkup. Studimet, në Fakultetin e Mjekësisë, në Universitetin e Prishtinës, i ka përfunduar gjatë kohës së lëvizjeve studentore dhe politike në vitin 1982.

Ka përvojë 20-vjeçare në gazetari, 7 vjet në Shkup, 3 vjet në redaksinë shqipe të radios IRIB, në Iran. Ka kontribuar me shkrime publicistike dhe me poezi, me të cilat që nga viti 2000, herë pas here, paraqitet edhe në emisionet kulturore të Radio Kosovës.

Ka botuar 4 vepra letrare, 3 nga të cilat janë shpërblyer me çmime. Është anëtare e Shoqatës së Shkrimtarëve në Maqedoni dhe anëtare e Haiku Klubit Shqiptar në Tiranë dhe në Kroaci. Poezitë e saj janë përkthyer në disa gjuhë botërore. Si njohëse e mirë e kulturës dhe e gjuhës Perse synon të kontribuojë edhe në raportet me Lindjen e Mesme.

Është antare e Lëvizjes Vetëvendosje.