Radimisht
Radimisht | |
---|---|
Popullsia | |
• Gjithsej | 10 |
- Oh sa dëshirë do kisha
- Tek ti Radimisht të isha
- Të pij ujë e të dehem
- Kockat tek ti të më prehen...
Gjeografia
RedaktoRadimishti është një fshat në perëndim të Kolonjës. Kufizohet në lindje me fshatin Sanjollas dhe në jug-lindje me fshatin Podë, kurse në veri-perëndim me fshatin Bënjëzë. Është i vendosur midis dy shpateve që mbajnë të njëjtin emër, në lartësinë 911 metra mbi nivelin e detit.
Demografia
RedaktoEmri i fshatit rrjedh nga sllavishtja dhe do të thotë "punë dashës". Kështu që banorët e tij kanë qënë autoktonë. Familje të veçanta në Radimisht kanë ardhur nga Lëkursi i Sarandës, i cili u dogj plotësisht nga Kapllan Pasha në vitin 1750 në përpjekje për të shtrirë sundimin e tij edhe këtu. Atëherë popullsia migroi për në viset e brendshme të Shqipërisë po gjeti strehim në fshatin Radimisht dhe u vendosën aty. Radimishti si vendbanim më vete figuron që në regjistrimet e hershme, pra në ato të bëra në vitin 1431, veçse aty gjendet i regjistruar me emrin Radomisht. Më pas ka marrë emrin që mban sot. Në regjistrimet e bëra në gjysmën e dytë të shek. XVI, Radimishtin e gjejmë të përfshirë në Kazanë e Përmetit, e cila përfshin 16 fshatra. Për periudhën para pushtimit osman, burimet historike janë të pakta. Banorët që e kanë populluar fshatin, kanë pasur luhatje të numrint të popullsisë në kohë dhe situata të ndryshme. Në vitin 1431 statistikat shpjegojnë se fshati ka pasur 12 shtëpi banimi. Pas më tepër se 100 vjetësh ai është shtuar në numër por në vitet 1913-1914 si në tërë zonën, edhe në Radimisht pati një shpërngulje në masë të popullsisë që i përkisnin besimit mysliman. Kështu që numri i banorëve në vitet që pasojnë vjen duke u ulur. Aty nga fillimi i viteve 1800 e në vazhdim Radimishti, (pjesa e krishterë) ka qënë i shtrirë në tri zona banimi dhe ka pasur rreth 54 familje. Fiset më të vjetër të Radimishtit që kanë jetuar aty janë fisi i Angjellarëve dhe i Totove.
Legjenda e "Gurit të Qytetit"
RedaktoSipër mbi Radimisht, në lartësinë 1210 metra mbi nivelin e detit, ngrihet një shkëmb kryelartë dhe hijerëndë. Brezat shumë kohë përpara nesh e kanë pagëzuar me emrin Guri i Qytetit. Është i vendosur rreth 800 metra mbi Radimisht. Gojëdhënat rreth tij kanë ardhur të freskëta dhe bindse deri në ditët tona... Thonë se kohë më përpara ka qënë një shkëmb shumë i lartë, dhe se shumë vite përpara, ndonjë tërmet i madh ka bërë që shkëmbi të thërmohet, dhe si rezultat një pjesë e tij është ndarë nga trungu. Superticioni dhe fantazia këtu bëjnë punën e vet. Mendohet se pjesë e Gurit të Qytetit janë edhe shkëmbinjtë e Kamnikut të cilët në vijë ajrore ndodhen rreth 5-6 kilometra larg prej shëmbit mëmë. Nuk i dihet janë apo jo të vërteta por që të jemi objektivë këto hipoteza mbështeten në superticiozitetin e më të mashuarve të fshatit. Ata thoshin se: "Ky shkëmb ishte aq i madh dhe i lartë sa duheshin shumë guxim e kohë që të ngjiteshe në majë". Shumë vite më parë pasi ra ai morri nën vete një zonë të tërë banimi, me gjithë banorët që banonin në të ku sot i thonë Gurët e Krapës, dhe aty për një kohë kënduan gjelat nën shkëmbinj. Pra presupozohet që edhe pas një kohe atje ka vazhduar jeta. Aty ka pasur edhe një kishë edhe kjo pati fatin e saj të keq ta merrte shëmbi nën vete.
Po sipas disa shenjave, mund të thuhet dhe se në ambientet e Gurit të Qytetit duhet të ketë qënë ndonjë vendbanim i rëndësishëm. Këtë konkluzion e mbështet po të vlerësosh disa të dhëna që nuk janë legjendë. Radimishti ndodhet në një zonë shumë afër Kamnikut, ku janë zbuluar venbanime të lashta e që njihen me emrin "Kultura e Kamnikut". Tjetër : rreth tij ka mjaft burime uji të pijshëm. Shtrihen dhe gërmadha, çka të jep të drejtën të pretendosh se aty rrotull ka pasur qytetërim. Një qytetërim që është lënë në haresë dhe që pret të zbulohet. Në ambientet e tij syri të kap mure të ngritur me gurë të mëdhenj, që i përkasin antikitetit. Në vitet '60 kur janë punuar tokat janë gjetur të rrumbullakët të madhësive që shkojnë deri në 1 metër. Këta mendohet të jenë vënë në hyrje të rrugëve që të çonin në qytet. Pra mund të kenë qënë pjesë e portave të qytetit. Aty është gjetur dhe një kaminë e madhe në të cilën duhet të jenë pjekur qyngje qeramike që i përdornin për kanalizime të ndyshme.