Radio-Gjirokastra
Radio-Gjirokastra, qendër lokale për emisione radiofonike për një pjesë të Shqipërisë.
U ngrit në tetor 1945, më 1970 u ndërtua stacioni i ri i fuqishëm dhe më 1974 nisi nga puna edhe studioja e re moderne. Radio-Gjirokastra pasqyron jetën dhe arritjet e punonjësve të rretheve të Gjirokastrës, Sarandës, Përmetit e të Tepelenës.