Rafineria e Ballshit
Uzina e Përpunimit të Thellë të Naftës në Ballsh nisi nga puna në vitin 1978. Rafineria zë vend në një sipërfaqe prej 90 ha dhe linjat e saj kryesore janë dy: përpunimi i lëndës së parë dhe sigurimi i nënprodukteve të naftës nga pikëpamja sasiore dhe përmirësimi i cilësisë. Uzina fillimisht ishte projektuar për të pasur një kapacitet prodhues prej 1 milion ton naftë bruto dhe 250000 ton karburante që do të vinin nga rafineritë që tashmë ishin vënë në punë.
Rafineria e Ballshit ka të gjitha impiantet e nevojshme tekonologjike moderne të përpunimit të naftës gjithashtu edhe sistemet ndihmëse. Në uzinë punësoheshin dikur 2200 punëtorë dhe fitimi arrinte në rreth 10-15 milionë dollarë, kjo deri para privatizimit.
Privatizimi i Uzinës
Në maj të vitit 2008 u hap gara për shitjen e 85% të aksioneve të ARMO-s (Albania Refining and Marketing of Oil). Në procesin e privatizimit u interesuan 20 kompani, nga të cilat vetëm 4 paraqitën oferta. Konsorciumi “Amra Oil” i përbërë nga “Anika Enterprises & Mercuria Energy Group” dhe “Refinery Associates of Teksas”, paraqiti ofertën më të lartë prej 128 milionë eurosh dhe 240 milionë euro investime në 4 vitet e ardhshme. Personi që qëndronte pas konsorciumit në fjalë ishte biznesmeni Rezart Taçi.
Në çmimin e shitjes së uzinës nuk u përllogaritën 40 milionë euro naftë rezervë. Ndërkohë, letrat e paraqitura ishin operacione të dyshimta kur kompania nuk e i zotëronte paratë e mjaftueshme për blerjen e uzinës. Nga ana tjetër, pas fitimit të koncesionit Taçi mori hua një kredi prej 75 milionë eurosh nga Banka Ndërkombëtare e Azerbajxhanit[1] ( IBA), 50.2 % të aksioneve të së cilës i zotëron Ministria e Financave të shtetit azer. Transferta e parave u bë në bankën e nivelit të dytë Credins në Shqipëri.
Një vit pasi kreu transfertën dhe pasi ARMO ishte blerë nga Rezart Taçi, banka azere kërkoi kthimin e shumës mbrapsht nga banka Credins. Këta të fundit hezituan të pranonin se kishin marrë shumën prej 75 milionë eurosh dhe më vonë kthyen vetëm 1.5 milionë euro.
Nga viti 2009 kompania tashmë e privatizuar nisi shmangien e taksave[2]. Sipas një auditi të kryer nga “Deloitte” , borxhet e kompanisë gjatë kohës që ishte nën zotërimin e Rezart Taçit, nga viti 2008 deri në 2013-ën, arrinin shifrën mbi 300 milionë euro. Po ashtu Taçi kishte marrë dy kredi prej 47.5 milionë eurosh dhe si garanci kishte lënë asetet e ARMO-s.
Gjithashtu, ARMO i kishte një borxh prej 40 milionë eurosh Albpetrolit, 41 milionë euro kompanisë panameze Uallis Trading Inc, gjatë kohës që kompaninë e zotëronte Rezart Taçi. Kolateral për këto borxhe ishte lënë ARMO.
Në vitin 2012, pas privatizimit të ARMO-s, qeveria i jep Reazart Taçit edhe kompaninë naftënxjerrëse Albpetrol. 4 kompani u shfaqën të interesuara për privatizimin, por fituese u shpall Vetro Silk Road Equity Ltd e regjistruar në Singapor, me ofertën 850 milionë euro. Gjithsesi kompania nuk mundi t’i siguronte paratë për privatizimin dhe tenderi u anulua në janar të vitit 2013.
Po në vitin 2013, Taçi vendos ta shesë ARMO-n pasi kompania ishte në prag falimentimi dhe e zhytur në borxhe. Kompania blerëse ishte Heaney Assets Corporation nga Azerbajxhani e regjistruar në parajsën fiskale të ishujve Britanikë Virxhin. Uzina u ble për vlerën e 50 milionë eurove.
Pasi mori në dorëzim ARMO-n kompania azere u gjend përballë borxheve të shumta që Rezart Taçi kishte arritur t’i fshihte para shitjes. Taçi arriti ta përdorte uzinën edhe gjatë shitjes kur mori borxhin prej 69 milionë eurosh që ia transferoi kompanive të tij “Taçi Oil” dhe “KUID sh.a.”
Azerët e ndërprenë punën në gusht të vitit 2014 dhe e dhanë më qira rafinerinë e Ballshit dhe atë të Fierit pas marrëveshjes me “ Deveron Oil” dhe kompaninë “Trading Petrol and Drilling”.
Nga të dhënat e Ministrisë së Energjisë dhe Infrastrukturës rezulton se kompania Deveron Oil krijoi në janar të vitit 2016 një borxh prej 81.2 milionë dollarësh, ndërsa TP&D oil 55.2 milionë dollarë. Borxhi i ARMO ndaj shtetit që nga koha e privatizimit (2008) e deri në janar 2016 arrinte 595 milionë dollarë.
Në prill të po atij viti, banka Credins aktivizoi zyrën e saj përmbarimore T.M.A për të sekuestruar 54 asetet e ARMO-s. Vlera e aseteve u përcaktua të ishte 31. 2 milionë dollarë. Në 13 tetor të vitit 2016 shoqëria përmbarimore vendosi në ankand [3]80% të vlerës së pasurive ose 25 milionë dollarë. I vetmi fitues në ankand ishte banka CREDINS, që po blinte kolateralin e vetë. Në të vërtetë banka nuk e pagoi vlerën e aseteve prej 25 milionë dollarësh, por e bëri blerjen duke zbritur vlerën e detyrimit prej 20 milionë eurosh që ARMO kishte ndaj bankës.
Banka Credins rezultonte kreditori i katërt në radhë sipas renditjes së mëposhtme:
1. Punëtorët
2. Autoritetet fiskale
3. Kompanitë publike
4. Bankat
5. Kompanitë private.
Në shtator të vitit 2016 ish-ministri i Financave Arben Ahmetaj njoftoi rifillimin e punës në rafineri, këtë herë nën menaxhimin e kompanisë amerikane IRTC. Kompania kishte për administrator Mitat Sulaj, vëllai i Besnik Sulaj aksioner i kompleksit Tajvan dhe si anëtar këshilli Avni Braçaj, po ashtu aksioner në kompleks. Nën administrimin e IRTC[4], ARMO krijoi 20 milionë euro borxhe edhe pse kompania rezultoi me 220 milionë euro fitime. Borxhi i ARMO që nga viti 2008 përllogaritet në 700 milionë euro.
Në vitin 2017 rafineria u shit tek një kompani britanike e quajtur Allum Enterprises Limited e cila nuk e operoi vetë rafinerinë por e dha me qira tek dy kompani të regjistruara në Zvicër, Tosk Energji dhe Bylis Energji. Tosk Energji e mroi nën administrim rafinerinë në vitin 2018 duke mos pranuar të paguajë asnjë detyrim ndaj punëtorëve. Në vitin 2019 Tosk Energji hyri në kolaps dhe që atëhere puna në rafineri ka ndaluar.
Ndalimi i punës në Uzinë
Në shtator të vitit 2019 puna në Rafinerinë e Ballshit u ndërpre[5] duke lënë në rrugë 800 punëtorë. Ndërkohë, gjatë periudhës 1 gusht 2015 deri në 1 shtator 2016 punëtorët nuk janë paguar. Vendimi nr. 7310[6] i formës së prerë iu njohu 505 punëtorëve të drejtën për 13 paga të prapamebtura. Ky vendim ende nuk është vënë në zbatim, pasi asetet e kompanisë ARMO që duhet të përdoreshin për të shlyer pagat u shiten në ankand për bankën Credins.
Në 13 nëntor 2020, pas protestave dhe grevave të vazhdueshme, naftëtarët arritën të fitonin pagesën [7]prej 40000 lekësh për një vit rresht, duke përfshirë edhe sigurimet shoqërore.
Grevat e punëtorëve
Ndalimi i punës në rafineri është ndjekur nga protestat dhe grevat e vazhdueshme të punëtorëve. Në shkurt të vitit 2020 naftëtarët u futën në grevë urie[8] për 11 ditë duke fituar pagat e prapambetura për tre muaj. Sërish protestat nuk ndaluan për kalimin e pjesës së mbetur të pagave dhe rifillimin e punës në uzinë. Pas protestave të vazhdueshme para UPN në Ballsh, para Bashkisë dhe prefekturës në Fier, naftëtëtarët e zhvendosën protestën më 17 shtator [9]në Tiranë përballë Ministrisë së Energjisë dhe Infrastrukturës ku pati përplasje edhe me policinë.
Pasi nuk morën përgjigje nga qeveria dhe intitucionet përkatëse, në shtator të vitit 2020 10 naftëtarë u futën në grevë urie. Greva [10]e tyre zgjati 18 ditë për t’u zëvendësuar më pas nga gratë naftëtare[11].
Kjo ishte hera e parë në historinë e Shqipërisë që gratë hyjnë në një grevë urie dhe zgjati 26 ditë. Në përfundim të grevës u arrit marrëveshja që naftëtarët të paguhen 40000 lekë në muaj për një vit rresht.
Sindikata e Naftëtarëve të Bashkuar
Sindikata e Naftëtarëve të Bashkuar përfaqëson punëtorët e Uzinës së Përpunimit të thellë të Naftës në Ballsh si sindikatë e njohur nga gjykata në 4 qershor 2020. Kryetari i saj është Sokol Dautaj.
- ^ "Cila është Banka Ndërkombëtare e Azerbajxhanit". Gazeta Tema. Marrë më 10-01-2021.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!); Shiko vlerat e datave në:|accessdate=
(Ndihmë!) - ^ "ARMO, historia e grabitjes më të madhe në dhjetë vitet e fundit". tpz.al. 26-01-2018. Arkivuar nga origjinali më 12 janar 2021. Marrë më 10-01-2021.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!); Shiko vlerat e datave në:|access-date=
dhe|date=
(Ndihmë!) - ^ Xama, Ola (07-09-2017). "Qeveria bekoi shitjen e paligjshme të aseteve të ARMO". Reporter.al. Marrë më 10-01-2021.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!); Shiko vlerat e datave në:|access-date=
dhe|date=
(Ndihmë!) - ^ Haruni, Angelo (15-09-2020). "Privatizimi i ARMO, një histori dështimi me borxhe e protesta". a2news.com. Marrë më 10-01-2021.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!); Shiko vlerat e datave në:|access-date=
dhe|date=
(Ndihmë!) - ^ "Mbyllet Rafineria e Ballshit, Bankers: "Tosk Energji" shkeli kontratën, u detyruam të eksportonim". Monitor.al. 29-09-2019. Marrë më 10-01-2021.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!); Shiko vlerat e datave në:|access-date=
dhe|date=
(Ndihmë!) - ^ "Vendimnr.7310". Arkivuar nga origjinali më 12 janar 2021. Marrë më 10 janar 2021.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Çfarë do të përfitojnë naftëtar të nga marrëveshja me Ramën". exit.al. 10-11-2020. Marrë më 10-01-2021.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!); Shiko vlerat e datave në:|access-date=
dhe|date=
(Ndihmë!) - ^ "Naftëtarët arrijnë qëllimin: Mbyllet greva e urisë në Ballsh". abcnews.al. 27-02-2020. Marrë më 10-01-2021.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!); Shiko vlerat e datave në:|access-date=
dhe|date=
(Ndihmë!) - ^ "Protesta e naftëtarëve, përplasje me policinë. Shoqërohen disa persona". a2news.com. 17-09-2020. Marrë më 10-01-2021.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!); Shiko vlerat e datave në:|access-date=
dhe|date=
(Ndihmë!) - ^ "Pas protestave, naftëtarët e Ballshit futen në grevë urie". a2news.com. 28-09-2020. Marrë më 10-01-2021.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!); Shiko vlerat e datave në:|access-date=
dhe|date=
(Ndihmë!) - ^ "Naftëtarët e Ballshit në gjendje të rënduar, gratë futen në grevë urie". gazetamapo.al. 15-10-2020. Marrë më 10-01-2021.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!); Shiko vlerat e datave në:|access-date=
dhe|date=
(Ndihmë!)