Ragip Sylaj
Ragip Sylaj poet dhe gazetar i njohur shqiptar nga Kosova.
Jetëshkrimi
RedaktoRagip Sylaj nisi të merret me shkrime që në bankat e gjimnazit, gjatë studimeve në Mitrovicë ka punuar si gazetar në revistën studentore “Bota e re” kurse në periodikun letrar u paraqit në fund të viteve shtatëdhjetë.
Ka punuar mësimdhënës e më pas gazetar i rubrikës së kulturës për një kohë të gjatë me gazetat “Bota Sot” dhe Zëri” në Prishtinë, ndërsa aktualisht është zyrtar i lartë për publikime në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës. Ragip Sylaj ka shkruar poezi, prozë, dramë, ese dhe kritikë letrare.
Ka botuar këto vepra letrare: Hije e gjallë (poezi), Rilindja, 1986, Anatomia e rrënjës (poezi), Rilindja, 1989,Obsesioni (tregime), Rilindja, 1992, Lisi i shenjtë (poezi), Fjala, 1993,Përhitja (tregime), Plejada, 1996, Mëngjes qumështor me akull (poezi), Rozafa, 2000, Humbella e fërgëllisë (tregime), Rilindja, 2001, S’kam kohë të jetoj me vdekjen (tregime), Rozafa, 2004, Eliksir (poezi), Rozafa, 2007, Estetika e misterit (ese), Elena Gjika – Dora d’Istria, 2008, Hija e shtëpisë (tregime), Rozafa, 2008, Ma jep dorën (poezi për fëmijë), Rozafa, 2010, Dy drama (drama), Rozafa, 2012, Hiri i fjalës (poezi), Klubi Letrar De Rada, Ferizaj, 2014. Ky libër me titull të ri “Kam drojë për ty” dhe i ripunuar, është ribotuar nga SHB Armagedoni, Prishtinë, 2017 15. Harmonia estetike (ese), Parnas, 2015 Për librin e poezive “Hije e gjallë” është laureuar me çmimin “Hivzi Sulejmani” që jepej për librin më të mirë të autorëve të rinj nga gazeta “Zëri i rinisë” (1986), ndërsa në vitin 1999 u nderua me “Penën e artë” të revistës për kulturë, art dhe letërsi “Fjala”. Gjithashtu libri i tij “Hiri i Fjalës” ka marrë çmim të parë në një konkurs vjetor të organizuar nga Klubi Letrar De Rada, Ferizaj, 2014. U nda nga jeta më 31 korrik 2018.