Ragmi Mustafa është kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi, i, zgjedhur në nëntor të vitit 2018, post të cilin e ushtron ende.

Përmes Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafa për një periudhë 1 vit e gjysmë ka arritur të zgjidhë çështjen e teksteve mësimore në gjuhën shqipe, të cilat pas një mungese dekadash janë aprovuar të sillen nga Republika e Shqipërisë. Këtë sukses e ka arritur në bashkëpunim të ngushtë me Ministrinë e Arsimit të Republikës së Shqipërisë.

Ragmi Mustafa është i lindur me 18 qershor 1984 në Tërnoc të Bujanocit.


Ai është i martuar dhe ka një djalë.

Shkollimi

Redakto

Shkollën fillore dhe të mesme i ka të kryera në Tërnoc gjegjësisht në Bujanoc,kurse universitetin në Prishtinë si sociolog i diplomuar poashtu edhe jurist i diplomuar. Gjithashtu është Master i Sociologjisë.

Karriera politike

Redakto

Ragmi Mustafa në politikë është kyçur qysh në vitin 2006, ku është zgjedhur kryetar i forumit rinor të Partisë për Veprim Demokratik, e që nga 2008 deri me 2020, tre legjislative në Kuvendin Komunal të Bujanocit ka qenë shef i grupit të këshilltarëve të PVD-së.

Është organizator dhe pjesëmarrës i shumicës së protestave me Këshillin për të drejtat e njeriut, që për qëllim kishin kërkesën e të drejtave të shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

Nga nëntori i vitit 2018 është zgjedhur si kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar, organ ky më i larti në avancimin dhe ruajtjen e identitetit kombëtar shqiptar.