Raif Gashi
Raif Gashi u lind më 20.03.1961 në fshatin Meshinë, Malësia e Gallapit, komuna e Dardanës. Shkollën fillore e kreu në vendlindje dhe në Tygjec, ndërsa shkollën e mesme në Dardanë. Studimet e filluara në Prishtinë iu ndërprenë në vitin 1981, për shkak të angazhimeve në rezistencën kombëtare kundër okupimit serb. Me shkrime letrare filloi të merret qysh si nxënës i shkollës së mesme. Kryesisht shkruan poezi e herë pas herë edhe prozë. Disa herë është shpërblyer në konkursin letrar tradicional që e organizojnë komuna e Dardanës dhe klubi letrar “Nositi”, në kuadër të manifestimeve multikulturore “Lulëkuqet e prillit”.
Veprat letrare:
1. “Çiltërsia prej qelqi”, 2005,
2. “Mollë e egër”, 2008,
3. “Ecje nëpër etje”, 2010.