Raimonda Ademi
Raimonda Ademi lindur në qytetin e Korçës dhe aktualisht banon në Tiranë. Ka përfunduar studimet në universitetin e Tiranës, në Fakultetin e Mjekësisë. Në vitin 1999 ka punuar si ndihmës mjeke në "International Medikal Korps" (IMC) dhe ka qënë Presidente e shoqatës "Nënë Tereza e Kombit Shqiptar". Ku gjithëmonë me ndjenja të larta humane ka ndihmuar njërëzit në nevojë. Ka qënë në shumë vende të europës edhe në SHBA. Në Turqi ka ushtruar profesionin e saj për shtatë vite ku është dhe specializuar në profesionin e saj si mjeke. Në vitin 2012 është kthyer në Shqipëri. Aktualisht është veprimuar me Misionin e OKB në Tiranë, duke u titulluar "Diplomate Missionit Diplomatic International". Në sajë të përpjekjeve të saj ka fituar shumë tituj e çëmime ndërkombëtare në këtë Mision. Gjithashtu ajo ka fituar edhe tituj të tjerë në lëmin e profesionit të saj si mjeke, duke treguar veten si një intelektuale me vision të gjërë dhe forcë të madhe aplikative. Është specializuar për "Psikotherapi and kinezoterapi totale” nga Internacional Universitu of Pulia, ITALY dhe është caktuar Docente e këtij universiteti për Shqipërinë, Kosovën, dhe Maqedonin. Është antare e LNPSHA "PEGASI" ALBANIA, poete dhe përkthyese për gjuhën turke. Njëkohësisht është ambasadore e kësaj lidhje për Turqinë. Është antare e shumë shoqatave bamirëse brenda dhe jashtë vendit.