Raimonda Moisiu (SADE) (lindur më 20 shkurt 1957, Korçë) shkrimtare, shqiptare nga Shqipëria.

Skeda:Raimonda Moisiu.jpg

Lindur e rritur në Korçë në një familje edukatorësh. Pas përfundimit të mësimeve të mesme merr një të drejtë[1] studimi në gjuhët e huaja, dega anglisht. Pas mbarimit të studimeve, punon mësuese e gjuhës angleze, në qytetin e Korçës dhe rrethinat e saj. Më 1999 humb bashkëshortin e saj në një aksident automobilistik, dhe po këtë vit emigron në SHBA, si fituese e llotarisë amerikane. Sot ajo jeton në Hartford, shtetin e Connecticut, USA, së bashku me fëmijët e saj.

E apasionuar me publicistikën, përkthimet dhe shënimet e udhëtimit, ajo vijon me këmbëngulje për të kërkuar në histori dhe në zhvillimet aktuale, duke evidentuar vlerat më të mira të vendlindjes e të njeriut. Me kalimin e kohës, ngjarjet e jetuara, proza letrare, përkthimet dhe poezia shëndrrohen në pasion të pandashme të saj. Këtë pasion të saj, Raimonda përpiqet që ta shprehë e të artikullojë edhe në shoqërinë në të cilën jeton. Për kontributin e saj të çmuar në komunitet e shoqëris në ShBA, u nderua me Official Citation, me motivacionin si "Gruaja e vitit në komunitet", nga Bashkia e kryeqytetit të Connecticut, Hartford. Aktiviteti i saj është gjithëpërfshirës dhe vije në shprehje nëpërmjet pjesëmarrjes në shumë lista të bashkësive të shoqërisë, amza interneti dhe forume bashkëatdhetarësh në internet. Aty, ajo nëpërmjet shkrimeve publicistike, prozë letrare, poezi, ngjarje të jetuara, dhe opinione të ndryshme për zhvillimin e proceseve shoqërore në Shqipëri dhe në Diasporën shqiptare, përpiqet të tërheq vëmendjen për dukuri të brishta me të cilat duhet të përballohet shoqëria shqiptare. Raimonda është bashkëpunëtore me statusin e gazetares në disa gazeta të pavarura në shtypin shqiptar, Shqipëri, si: "Tirana Observer", "Ndryshe", "Panorama", dhe me statusin e korrespodentës në "Albanian Mail"-Londër, "Fjala e Lirë" - Londër, dhe "Illyria" - SHBA. etj.

Veprimtaria Redakto

Veprimtaria e Raimondës në opinionin e gjërë është kryesisht e njohur në lëmin e letërsisë e cila shprehet nëpërmjet disa titujve dhe pjesëmarrjes së saj apo të shkrimeve të saja në takime të ndryshme letrare.

Tituj të veprave Redakto

  • "Jeta mes dy dashurive", - një libër me prozë, ngjarje të jetuara dhe publicistikë.[2][3]
  • "Dashuria nuk ka emër", - vëllimi i parë me poezi, kryesisht lirika dashurie.[2]
  • "Sikur s'me ke puthur kurrë", - vëllimi i dytë me poezi, kryesisht lirika dashurie.[2]
  • "Duke kërkuar Ardianen...", - përmbledhje me proza (kryesisht bazuar ne ngjarje të jetuara) dhe ese.[2]
  • "Gërhitja e gjeneralëve", - përmbledhje publicistike.[2]
  • "Pafajsia e Evës", - roman.[2]
  • "Tempulli i fjales", - bashkëautore në këtë antollogji në gjuhën rumune.[2]
  • "Itaka e Fjalës", - bashkëautore në këtë antollogji të botuar nga "Fotjonart".[2]
  • "Zemra Prindërore", - bashkëautore në këtë antollogji në forumin virtual "Mëmëdheu".[2]
  • "Nëna",- bashkëautore në këtë antollogji me prozë, në forumin "Pan Albanian women network".[2]
  • "Tregime", - përmbledhje publikuar nga Shtëpia Botuese "ADA", Tiranë.[2]

Mirënjohje Redakto

  • "Fotjonart" - e vlersoi me çmimin e parë punën e saj për rubriken "Reportazhe".[2]
  • "Forumi Shqiptar" - e vlersoi me çmimin e dytë punën e saj në hapsiren "Tregime".[2]
  • "Kadmus" - e vlersoi me çmimin e tretë punën e saj në rubrikën "Intervista".[2]
  • "Netët Korçare" - e vlersoi me çmimin e parë ballkanik për poezinë e saj.[2]
  • "Netët Poetike të Strugës 2009" - i vlersuan lartë pesë poezit lirike të saj, nëpërmjet të cilave hyri në antologjinë botërore: Who's Who, me titull :"Poetry from five continents".[2]
  • "Takimi i Poeteshave në Vushtrri" - përzgjedhë rregullisht poezit e saj.[2]
  • "Takimi At'Gjeçovi 2009" - kësaj radhe poezin e Raimondes, "Nuk munden me.." e vlersoi si më të mirën e takimit.[2]

Burimi i të dhënave Redakto

  1. ^ Shënim: Dukuri normative e sistemit shtetror të asaj kohe, - "lëshimi i të drejtës së studimit"
  2. ^ a b c d e f g h i j k l m n o p q r Haxhi Muhaxheri : Prezentim:Raimonda Moisiuhttp://agim.poeticforum.com
  3. ^ Pierre-Pandeli Simsia: Përurim i librithttp://www.ballikombit.org