Rainer Schulte
Kjo faqe është e palidhur nga faqe të tjera. |
Rainer Schulte është poet, përkthyes, dramaturg, eseist dhe kritik i letërsisë bashkëkohore ndërkombëtare. Ai ka të botuar një varg librash me poezi, pastaj libra e studime mbi artin dhe artin e përkthimit, studime kritike, si dhe për mënyrën e përkthimit dhe të interpretimit.[1]
Gradën shkencore të docentit Ph.D. në Letërsinë Krahasuese e ka marrë në Universitetin e Michigan USA. Më parë Schulte ka studiuar për filozofi në Universitetin Gutenberg ne Mainz, ka kryer studimet për master në piano në Akademinë e Muzikës në Darmstadt. Hulumtimet e tij përfshijnë studimet në fushën e gjuhësisë që i ka bërë në atdheun e tij Gjermani, pastaj edhe në Francë, Itali, Spanjë, dhe Meksikë. Shulte ka përkthyer vepra të poetëve dhe shkrimtarëve bashkëkohor nga gjermanishtja, frëngjishtja dhe spanjishtja.
Ai ka redaktuar disa antologji të letërsisë bashkëkohore ndërkombëtare dhe ka shkruar studime të shumta mbi artin dhe teoritë e përkthimit letrar. Është drejtor i Qendrës për Studime dhe Përkthim, redaktor i revistës “Translation Review”, që e ka themeluar në vitin 1978. Po ashtu Schulte është edhe bashkëthemelues i “American Translators Association Literary”, (ALTA).
Rainer Schulte është profesor i Arteve dhe shkencave Humane në Universitetin e Teksasit në Dallas (UTD), dhe ushtron edhe një varg detyrash akademike si profesori i përkthimit letrar, letërsisë botërore, studimeve ndërdisiplinore dhe i komunikimit ndërkulturor.
Për më tepër, Rainer Schulte konsiderohet si njëri ndër ekspertët më të mirë në fushën e përkthimit artistik letrar.
Rainer Schulte jeton në Dallas të Amerikës.
Burimi i të dhënave
Redakto- ^ Shefqet Dibrani : Metafizika filozofike e poezisë moderne Arkivuar 5 mars 2016 tek Wayback Machine në gazetën "Kritika".