Rajmonda Sylbije

Aktiviste e LGBT, Drejtoreshë ekzekutive e organizatës CEL (Centre for Equality and Liberty

Rajmonda Sylbije është aktiviste kosovare për të drejtat LGBTI+ në Kosovë. Ajo ka bashkë-themeluar dhe ka qenë drejtoreshë ekzekutive e organizatës CEL (Centre for Equality and Liberty). Rajmonda është një ndër të paktët aktivistë për të drejtat e komunitetit LGBT që ka dalur hapur në Kosovë. Momentalisht ajo jeton në Francë.

Edukimi dhe aktivizmi

Redakto

Rajmonda ka përfunduar studimet në degën e Menaxhim-biznesit dhe Ekonomisë. [1] Ajo ka qenë e angazhuar si aktiviste për të drejtat LGBT në Kosovë që prej 2006 deri në 2013. Gjatë punës së saj si drejtuese e organizatës CEL, Rajmonda ka kontribuar në ndërgjegjësimin e popullatës për çështje të LGBT, fuqizimin e këtij komuniteti si dhe advokimin dhe lobimin për një përqasje legjislative ndaj komunitetit LGBT.

Rajmonda u bë pjesë e projektit të Natalias], një projekti të organizatës "Civil Rights Defenders" me synim mundësimin e një sistemi sigurie për mbrojtësit e të drejtave të njeriut.[2]

Lidhje të jashtme

Redakto

Referime

Redakto
  1. ^ https://www.salzburgglobal.org/people.html?userID=30666&eventID=7271
  2. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 17 prill 2016. Marrë më 8 qershor 2018. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)